Ruka hadi kwenye maudhui
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
Sura ya 6

Al-An'aam

Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.

Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21

Aya ya 97

وَهُوَ ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلنُّجُومَ لِتَهْتَدُوا۟ بِهَا فِى ظُلُمَـٰتِ ٱلْبَرِّ وَٱلْبَحْرِ ۗ قَدْ فَصَّلْنَا ٱلْـَٔايَـٰتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ 97

Është Ai që i bëri yjet(të shndritshme)për ju që të orientoheni nëpërmjet tyre, nëpër errësirat e tokës dhe të detit. -Për udhëtarin që ndihet i humbur e nuk gjen dot drejtimin, Allahu i Madhëruar vendosi yjet në qiell si orientues. Kështu, ai vazhdon rrugën për të plotësuar nevojat e veta, si për tregti etj. Disa yje shihen vazhdimisht, sikur nuk lëvizin nga vendi i tyre, ndërsa disa të tjerë i ndërrojnë pozicionet. Lëvizjen e këtyre të fundit e njohin dijetarët e kësaj fushe. Nëpërmjet tyre, ata përcaktojnë kohën, vendet, drejtimet e horizontit etj. Nga ky ajet e nga të tjerë të ngjashëm kuptojmë se është i lejuar mësimi e studimi i astronomisë, sepse kështu arrihet orientimi i saktë.Vërtet, Ne i kemi shpjeguar me hollësi Shenjat Tona -I sqaruam ajetet, duke i ndarë e shkoqitur veç e veç. Por për cilët u bënë të qarta ajetet e Tij? Përgjigjja:për njerëzit që dinë të mendojnë. -Këta janë dijetarët dhe të urtët. Pikërisht këtyre u drejtohen ajetet dhe prej tyre pritet përgjigjja, ndryshe nga injorantët e vrazhdë dhe të ftohtë, të cilët u kthejnë shpinën ajeteve të Allahut dhe diturisë së sjellë nga profetët e Tij. Sqarimi i ajeteve nuk u vlen aspak atyre, nuk u zbardh ndonjë gjë të pakuptueshme, sepse ata thjesht i refuzojnë.