Ruka hadi kwenye maudhui
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
Sura ya 6

Al-An'aam

Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.

Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21

Aya ya 84

وَوَهَبْنَا لَهُۥٓ إِسْحَـٰقَ وَيَعْقُوبَ ۚ كُلًّا هَدَيْنَا ۚ وَنُوحًا هَدَيْنَا مِن قَبْلُ ۖ وَمِن ذُرِّيَّتِهِۦ دَاوُۥدَ وَسُلَيْمَـٰنَ وَأَيُّوبَ وَيُوسُفَ وَمُوسَىٰ وَهَـٰرُونَ ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ 84

Pasi përmendi robin, të dashurin dhe të zgjedhurin e Tij, Ibrahimin a.s, me mirësitë e mëdha që e begatoi atë, si: dituria e madhe, përkushtimi në thirrjen e drejtë dhe durimi në përhapjen e të vërtetës, Allahu i Madhëruar tregon një tjetër mirësi të madhe me të cilën e nderoi të dashurin e Tij - pasardhës të mirë dhe të udhëzuar. Pasardhës të Ibrahimit (a.s)ishin profetët, më të mirët e krijesave. Kjo qe një mirësi e jashtëzakonshme, me të cilën Allahu i Madhëruar e dalloi Ibrahimin (a.s)nga profetët e tjerë.Ne i falëm atij Is’hakun dhe Jakubin... -Jakubi ishte djali i Is’hakut, pra, nipi i Ibrahimit. Është Jakubi ai që u quajt Israil, babai i kombit që Zoti e dalloi mbi popujt e tjerë të asaj kohe....dhe secilin prej tyre e udhëzuam. -Të dy ata, Is’hakun dhe Jakubin, Zoti i udhëzoi në rrugë të drejtë. Edhe Nuhun a.s, Allahu i Madhëruar e pati udhëzuar më parë. Madje, udhëzimi i tij ishte i një lloji të veçantë, që Zoti ua dha vetëm profetëve më të zgjedhur të Tij. Nuhu (a.s)ishte prej ‘ulû el azmi’, ndër më të vendosurit e profetëve.Para tij patëm udhëzuar edhe Nuhun. Edhe nga pasardhësit e tij udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musanë dhe Harunin. -Përemri pronor “e tij”ka mundësi t’i referohet Nuhut a.s, sepse mes të përmendurve është edhe Luti, i cili ishte pasardhës i Nuhut, por nuk mund të thuhet se ishte pasardhës i Ibrahimit pasi Luti ishte djali i vëllait të tij. Gjithashtu, është rregull në gjuhën arabe që një përemër i referohet emrit që është më pranë tij në kontekst. Por ka mundësi që këtu të bëhet fjalë edhe për Ibrahimin, pasi jemi ende në një kontekst lavdërimi për këtë profet. Edhe pse Luti nuk ishte pasardhës prej gjaku i Ibrahimit a.s, ai ishte ndër ata që pasuan në besim Ibrahimin. Madje për Lutin, rëndësia e Ibrahimit si paraardhës në besim do të ishte më e madhe sesa si paraardhës prej gjaku. Kështu, pasardhës të Ibrahimit (a.s)ishin edhe Daudi, Sulejmani i biri i Daudit, Ejubi, Jusufi i biri i Jakubit, Musai dhe Haruni, dy bijtë e Imranit.Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit. -Ashtu sikurse i rregulluam dhe begatuam pasardhësit e Ibrahimit, për shkak se ai e përkreu adhurimin ndaj Zotit të tij dhe bamirësinë ndaj krijesave, po kështu i shpërblejmë të gjithë bamirësit. Në varësi të ihsanit (bamirësisë)të tyre, do të jetë edhe shkalla e famës së mirë ndër njerëz.Profetët e quajtur "ulul azmi" të dalluarit janë vërtet më të përzgjedhurit mes profetëve dhe janë quajtur si të tillë për vetë përpjekjet dhe peshën e tyre të madhe në ftesën e njerëzve në rrugën e Zotit. Kështu Nuhu, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhamedi (a.s) janë më të dalluarit mes gjithë profetëve e lajmëtarëve. Mjafton të stjudosh me kujdes historitë e tyre për të parë përpjekjet e tyre vigane në përhapjen e besimit të pastër në Zotin e lartësuar. Do të shohësh vuajtjet, mundimet dhe peshën e rëndë që u është dashur të përballojnë në davetin e tyre. Ja kështu ndodhi sepse Allahu i lartësuar i dalloi e përzgjodhi ata mbi të gjithë njerëzit. Prandaj ata u quajtën "ulul azmi / më të dalluarit". [Sh.p.]