Ruka hadi kwenye maudhui
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
Sura ya 6

Al-An'aam

Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.

Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21

Aya ya 124

وَإِذَا جَآءَتْهُمْ ءَايَةٌ قَالُوا۟ لَن نُّؤْمِنَ حَتَّىٰ نُؤْتَىٰ مِثْلَ مَآ أُوتِىَ رُسُلُ ٱللَّهِ ۘ ٱللَّهُ أَعْلَمُ حَيْثُ يَجْعَلُ رِسَالَتَهُۥ ۗ سَيُصِيبُ ٱلَّذِينَ أَجْرَمُوا۟ صَغَارٌ عِندَ ٱللَّهِ وَعَذَابٌ شَدِيدٌۢ بِمَا كَانُوا۟ يَمْكُرُونَ 124

Kur u vjen ndonjë shenjë(nga Allahu), ata thonë: “Nuk kemi për të besuar, derisa neve të na jepet diçka e ngjashme me atë që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” -Nuk kemi për të besuar, derisa të na jepet ajo që u është dhënë profetëve të Allahut, pra, profetësia dhe Shpallja. Me këto fjalë, ata tregojnë kundërshtimin e tyre ndaj Allahut të Lartësuar, vetëpëlqimin e tyre dhe arrogancën ndaj të vërtetës, të cilën Allahu e shpalli nëpërmjet profetëve të Tij. Ata duan ta kufizojnë mirësinë dhe bujarinë e Allahut të Lartësuar. Por Allahu i Lartësuar ua kthen mbrapsht këtë kundërshtim dhe pretendim të kotë. Ai na tregon se ata nuk e meritojnë të mirën dhe mes tyre nuk mund të gjesh ndonjë që ta meritojë të jetë rob i mirë i Allahut dhe, aq më pak, profet i Zotit. I Lartësuari thotë:Por Allahu e di më së miri se kujt ia dhuron Shpalljen e Vet. -Allahu i Lartësuar e di më mirë se cilët e meritojnë të jenë profetët e Tij. Ata janë njerëzit me cilësitë më të larta dhe të ruajturit nga çdo ves i ulët. Është Allahu i Lartësuar Ai që, me urtësinë e Tij, i pajisi me cilësitë dhe forcën e nevojshme për të mbajtur peshën e Shpalljes. Ndërsa për ata që nuk kanë të tilla cilësi, mjafton kaq si tregues se ata nuk mund të jenë profetë. Allahu i Lartësuar nuk do t’ua jepte kurrë këtë mirësi njerëzve me mangësi, por veçse atyre që i krijoi dhe i përgatiti Vetë për të qenë të tillë. Në këtë ajet tregohet për urtësinë absolute të Allahut të Lartësuar. Po, është e vërtetë që bujaria, mirësia dhe mëshira e Allahut është e gjërë dhe gjithëpërfshirëse, por Ai është i Urtë dhe i Gjithëditur, prandaj e vendos mirësinë dhe mëshirën e Tij të plotë veçse atje ku duhet. Në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon keqbërësit, duke thënë:Keqbërësit do t’i godasë poshtërimi para Allahut dhe dënimi i fortë, për të gjitha kurthet e tyre. -Për ta është përgatitur një poshtërim i madh. Duke qenë se ata tregohen kryeneçë dhe arrogantë ndaj të vërtetës së Zotit, Ai i “shpërblen” me një dënim të ashpër, poshtërues dhe nënçmues. Kështu, ata e meritojnë plotësisht këtë ndëshkim. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi askujt.