Ruka hadi kwenye maudhui
Tafsir As-Saadi · Al-Hashr
Sura ya 59

Al-Hashr

Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.

Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21

Aya ya 7

مَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ مِنْ أَهْلِ ٱلْقُرَىٰ فَلِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَـٰمَىٰ وَٱلْمَسَـٰكِينِ وَٱبْنِ ٱلسَّبِيلِ كَىْ لَا يَكُونَ دُولَةًۢ بَيْنَ ٱلْأَغْنِيَآءِ مِنكُمْ ۚ وَمَآ ءَاتَىٰكُمُ ٱلرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَىٰكُمْ عَنْهُ فَٱنتَهُوا۟ ۚ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ 7

Çfarëdo pasurie që Allahu ia dhuroi pa luftë të Dërguarit të Tij si plaçkë nga jobesimtarët, i takon Allahut, të Dërguarit, farefisit të tij, jetimëve, të varfërve e udhëtarëve të mbetur në rrugë,... -Ky gjykim është i njëjtë si për kohën kur ishte Profeti (a.s.), po ashtu edhe për kohërat pas tij, për ata që udhëheqin umetin. Në suren Enfal është një ajet i ngjashëm me këtë, që thotë: “Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të afërm të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve, nëse besoni në Allahun dhe në atë që Ne ia kemi shpallur robit Tonë Ditën e Ndasisë (mes besimit dhe mosbesimit), ditën kur u ndeshën dy ushtritë. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” [El enfal 41] Kështu, el fej’u ndahet në pesë pjesë:- 1/5 i takon Allahut dhe të Dërguarit të Tij, pasuri kjo e cila shpenzohet për dobi të përgjithshme dhe për shërbimet e muslimanëve.- 1/5 shkon për farefisin e Profetit (a.s.), të cilët janë Benu Hashimët dhe Benu Mutalibët. Kjo pasuri shpërndahet në mënyrë të barabartë mes meshkujve dhe femrave të këtyre fiseve. Benu Mutalibët duhen trajtuar ashtu si Benu Hashimët, për sa i përket meritës së përfitimit nga “el fej’u”dhe plaçka e luftës, ndryshe nga Benu Abdu-Menafët, të cilët nuk përfshihen në një të pestën. Ky ndryshim u bë për shkak se në kohën kur Kurejshët bojkotuan tërësisht Benu Hashimët për tri vite rresht, fisi Benu Mutalib u bashkua me Benu Hashimët, ndryshe nga të tjerët. Vetë Profeti (a.s.) ka thënë në lidhje me Benu Mutalibët: “Ata nuk më braktisën mua as në kohën e injorancës paraislamike, as në Islam!”- 1/5 u shpërndahet të varfërve dhe jetimëve. Jetim konsiderohet ai që ka humbur babain dhe që nuk ka arritur moshën e pjekurisë.- 1/5 u jepet nevojtarëve, të cilët punojnë, por nuk nxjerrin aq sa u mjafton.- 1/5 u takon udhëtarëve të cilët kanë mbetur në mes të rrugës, larg vendit të tyre, pa pasuri dhe pa mundësi për t’u kthyer. Allahu i Lartësuar e përcaktoi një ndarje të tillë, me qëllim që:...që ajo të mos mbetet vetëm ndërmjet pasanikëve tuaj. -Që pasuritë të mos bëhen pronë vetëm e pasanikëve. Nëse Allahu, me urtësinë dhe mëshirën e Tij, nuk do të vendoste këtë rregull, atëherë pasuritë do të vërtiteshin vetëm në duart e pasanikëve të fuqishëm, ndërsa të dobëtit nuk do të merrnin kurrë ndonjë gjë. Një padrejtësi e tillë në shpërndarjen e pasurive do të ishte një shkatërrim, që veç Allahu e di. Zbatimi i urdhrave hyjnorë sjell mirësi dhe begati të panumërta, prandaj Allahu thotë më pas:Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj dhe kijeni frikë Allahun! –Ky urdhër përfshin themelet e fesë dhe degëzimet e saj, anën e dukshme dhe anën e fshehur të dispozitave të Allahut të Lartësuar. Me fjalë të tjera, çdo gjë që ka urdhëruar e bërë ligj Profeti (a.s.) është e detyrueshme për robërit që ta pranojnë dhe zbatojnë atë me pëpikmëri. Kundërshtimi i tij është kategorikisht i ndaluar. Fjala e Profetit (a.s.) dhe ligjvënia e tij konsiderohen njëlloj si fjala dhe ligjvënia e Allahut, sepse Profeti (a.s.) nuk ka folur dhe vendosur kurrë nga vetja e tij. Gjithçka që ai ka folur dhe vendosur ka ardhur si Shpallje nga Allahu i Madhëruar. Askujt nuk i lejohet dhe nuk i justifikohet shpërfillja ose braktisja e udhëzimeve të Profetit (a.s.). Nuk lejohet, gjithashtu, t’i jepet përparësi fjalës së asnjë njeriu, kushdo qoftë ai, ndaj fjalës së Profetit (a.s.). Pastaj Allahu i Lartësuar urdhëron për takuandaj Tij, nëpërmjet të cilës rregullohen dhe persosen zemrat e njerëzve, arrihet lumturia në dynja dhe ahiret. Kush ka arritur devotshmërinë ndaj Zotit, ka bërë të vetën lumturinë e përjetshme dhe fitoren më të madhe. Ndërsa ai që cenon ose shpërfill devotshmërinë ndaj Allahut, është duke ecur drejt dëshpërimit të përjetshëm dhe ndëshkimit të pafundëm. I Lartësuari thotë:Me të vërtetë, Allahu është Ndëshkues i ashpër. -Allahu është ndëshkues i ashpër për ata që nuk kujdesen për takua-n, por rendin pas dëshirave të shfrenuara.