Ruka hadi kwenye maudhui
Tafsir As-Saadi · Al-Ahqaf
Sura ya 46

Al-Ahqaf

Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.

Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21

Aya ya 35

فَٱصْبِرْ كَمَا صَبَرَ أُو۟لُوا۟ ٱلْعَزْمِ مِنَ ٱلرُّسُلِ وَلَا تَسْتَعْجِل لَّهُمْ ۚ كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَ مَا يُوعَدُونَ لَمْ يَلْبَثُوٓا۟ إِلَّا سَاعَةً مِّن نَّهَارٍۭ ۚ بَلَـٰغٌ ۚ فَهَلْ يُهْلَكُ إِلَّا ٱلْقَوْمُ ٱلْفَـٰسِقُونَ 35

“Prandaj, t’i bëhu i durueshëm, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur ...” -Profetët ishin të gjithë të paepur. Durimi i tyre ushqehej vazhdimisht nga siguria në premtimin e Zotit. Ata ishin shembull e dritë edhe për rrugën e Profetit të fundit. Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s.) e zbatoi me korrektësi porosinë e Zotit të tij. Ai bëri një durim, që askush para tij nuk e kishte bërë. Të gjithë armiqtë e të vërtetës u mblodhën si grusht i vetëm për ta gjunjëzuar dhe penguar nga përhapja e mesazhit të Zotit. Ata përdorën çdo mënyrë dhe mjet luftimi për ta zbrapsur, ndërsa ai qëndronte i patundur në zbatimin e porosive të Zotit të tij dhe në luftën kundër të keqes. Ai nuk u lëkund asnjëherë nga mundimet dhe vuajtjet që i shkaktoheshin në rrugën e përhapjes së të vërtetës, derisa Zoti e bëri t’i vinte përfund armiqtë e tij. Kështu, mesazhi i Zotit u përhap në të gjithë botën anembanë dhe feja e Tij triumfoi mbi të gjitha fetë e tjera. Allahu i Madhëruar e bëri ymetin e Muhamedit më të mirin ymet të dalë për të mirën e njerëzimit. Paqja bekimet e mirësitë e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij!“...dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ta!” -Mos u ngut për ndëshkimin e këtyre mohuesve, të cilët e kërkojnë vetë përshpejtimin e ndëshkimit, sepse kjo vjen nga injoranca dhe mendjelehtësia e tyre. Mos bjer në nivelin e këtyre të mjerëve dhe mos u nxito të lutesh kundër tyre! Ata janë krejt të parëndësishëm, aq sa edhe për t’u lutur kundër tyre nuk ia vlen. Çdo gjë që pritet të ndodhë, do të ndodhë, prandaj nuk ka nevojë të nxitohesh për ta.Ditën kur të shohin atë që u është premtuar, atyre do t’u duket sikur kanë jetuar(në Tokë)vetëm se një çast të ditës. -Kur ta shohin atë që u është premtuar, atëherë do ta kuptojnë se në dynja kanë kaluar veçse një kohë të shkurtër. Për këtë arsye, t’i mos u gënje nga luksi i tyre në këtë jetë! Këto kënaqësi të shkurtra të tyre janë të papërfillshme, në krahasim me ndëshkimin e rëndë që i pret, të cilin ata e shpërfillin, por nga i cili nuk do të shpëtojnë dot.Ky(Kur'an) është kumtim i qartë. -Kuptimi: Është njoftim i qartë se kjo dynja, me bukuritë e saj, është një kënaqësi që të ngec në fyt, e lodhshme për t’u arritur dhe brengosëse pasi arrihet. Ajo është thjesht harxhim ose humbje e kohës së shkurtër që të është dhënë për ta jetuar. Ky qe njëri nga kuptimet e kësaj fjalie. Kuptimi tjetër është: Kur'ani madhështor, në të cilin ju kemi shpjeguar gjithçka në mënyrë të plotë, është udhërrëfyesi dhe furnizimi juaj, që ju duhet për të arritur lumturinë në ahiret. Ai të çon në vendin e mirësive dhe të mbron nga ndëshkimi i dhembshëm. Ai është udhërrëfyesi dhe furnizimi më i mirë që kanë pasur ndonjëherë krijesat dhe mirësia më e madhe që Krijuesi u ka dhuruar atyre.E kush tjetër meriton të shkatërrohet, përveç atyre që janë të pabindur? -Ndëshkimet godasin veç të pabindurit, të cilët i kalojnë kufijtë e Allahut dhe nuk kanë asnjë të mirë. Ata i janë larguar bindjes ndaj Allahut dhe nuk e pranojnë të vërtetën që kanë përcjellë profetët. Allahu i Lartësuar u ka sjellë udhëzime e paralajmërime, por ata e shpërfillin thirrjen e Tij. E lusim Allahun të na ruajë dhe mbrojë nga çdo rrugë humbjeje e devijimi! Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!