An-Nisaa
Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.
Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21
إِن تَجْتَنِبُوا۟ كَبَآئِرَ مَا تُنْهَوْنَ عَنْهُ نُكَفِّرْ عَنكُمْ سَيِّـَٔاتِكُمْ وَنُدْخِلْكُم مُّدْخَلًا كَرِيمًا 31
Nëse largoheni prej gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gjynahet tuaja dhe do t’ju çojmë në një vend nderi. -Nga bujaria, mëshira dhe bamirësia e Allahut të Lartësuar për robërit e Tij besimtarë, Ai u premtoi se, nëse ata u largohen gabimeve të mëdha, Ai do t’ua mbulojë dhe falë gabimet më të vogla, do t’i fusë në Xhenet, ku ka mirësi që as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe asnjë zemër nuk i ka imagjinuar. Pra, Allahu i Lartësuar na porosit që t’u largohemi gjynaheve të mëdha. Prej gjynaheve të mëdha është edhe mos kryerja e detyrimeve të Zotit, lënia e të cilave konsiderohet si gjynah i madh, si moskryerja e pesë kohëve të namazit, e namazit të xhumasë, agjërimit të Ramazanit etj., sikurse thotë edhe Profeti (a.s.): “Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan fshijnë gjynahet mes tyre, nëse robi u largohet gjynaheve të mëdha.” Por çfarë është gjynahu i madh? Përkufizimi më i mirë i dhënë është: Çdo gjynah për të cilin Sheriati ka përcaktuar dënim penal në këtë dynja ose kërcënim në ahiret, ose çdo gjynah që asgjëson imanin, ose që sjell mallkim apo zemërim të Allahut ndaj vepruesit të tij.