Ruka hadi kwenye maudhui
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
Sura ya 4

An-Nisaa

Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.

Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21

Aya ya 115

وَمَن يُشَاقِقِ ٱلرَّسُولَ مِنۢ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ ٱلْهُدَىٰ وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ ٱلْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِۦ مَا تَوَلَّىٰ وَنُصْلِهِۦ جَهَنَّمَ ۖ وَسَآءَتْ مَصِيرًا 115

Kush i kundërvihet të Dërguarit, edhe pasi i është bërë e qartë e vërteta,... -Këtu bëhet fjalë për këdo që kundërshton Profetin (a.s) me arrogancë, pasi i është bërë e qartë e vërteta. Profeti (a.s.) e qartësoi të vërtetën e Zotit të Lartësuar nëpërmjet Kur’ânit dhe Traditës së tij. Është detyrë për çdo njeri që të pasojë rigorozisht udhëzimin e tij (a.s.), të përcjellë deri tek ne me saktësi nga besimtarët e parë të këtij umeti, që ishin sahabët, më pas tabiinët dhe nxënësit e tyre. Allahu i Lartësuar thotë:...dhe ndjek tjetër rrugë nga ajo e besimtarëve,... -Ata që kundërshtojnë këtë udhëzim dhe rrugën e besimtarëve të sinqertë, në mënyrën si besojnë, kuptojnë dhe zbatojnë Kur’ânin dhe Sunetin, ata do të kenë dënimin, të cilin Zoti i Lartësuar e ka përmendur më pas:Ne e lëmë në zgjedhjen e tij dhe e fusim në Xhehenem. Ky është përfundimi më i keq. -Allahu i Lartësuar do t’i lërë në zgjedhjen e tyre, duke mos i dhënë sukses që të pasojnë të vërtetën. Ky është një ndëshkim tërësisht i merituar, sepse këta lloj njerëzish e kanë mësuar qartë të vërtetën, por e kanë braktisur duke e shpërfillur atë. Drejtësia e Allahut të Lartësuar i shpërblen ata duke i lënë të enden në humbjen e tyre dhe të zhyten thellë e më thellë në të. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” [Saf, 5]. Ai thotë gjithashtu: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën).” [En’am 110, 111]. Po ta shohim ajetin anasjelltas, do të kuptojmë se çdokush që nuk kundërshton udhëzimin e Profetit (a.s)dhe nuk ndahet nga rruga e besimtarëve të sinqertë, Zoti i Lartësuar nuk do ta ndëshkojë me dënimin e përmendur më sipër. Me fjalë të tjera, çdokush që përpiqet të bëjë vepra të mira, duke pasur si qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut, pasimin e rrugës dhe traditës së Profetit të Tij, duke qëndruar gjithmonë pranë xhematit të muslimanëve, edhe nëse mund të bëjë gjynahe apo të anojë drejt tyre, karakteristikë kjo e shpirtit njerëzor, Allahu i Lartësuar nuk ka për ta braktisur kurrë atë dhe nuk do ta lërë të nënshtrohet përfundimisht përballë nefsit dhe shejtanit. Allahu i Lartësuar, me butësinë, bujarinë dhe mëshirën e Tij, do të kujdeset për të, duke e ruajtur dhe mbrojtur nga e keqja dhe duke i mundësuar të vazhdojë rrugën drejt Tij, sikurse Ai thotë për Jusufin (a.s.): “Kështu, Ne vendosëm që të largonim prej tij të keqen dhe poshtërsinë. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë.”. [Jusuf 24]. Kuptimi është shumë i qartë: Për shkak të sinqeritetit të tij, Ne larguam prej tij çdo të keqe. Kështu vepron Allahu i Lartësuar me të sinqertët. Duke treguar ndëshkimin e atyre që kundërshtojnë profetët dhe rrugën e besimtarëve të drejtë dhe të sinqertë, Allahu i Lartësuar thotë: “...e fusim në Xhehenem. Ky është përfundimi më i keq...”. Pra, Ai ka përgatitur për të tillët një ndëshkim të rëndë në Xhehenem, dhe nuk ka ndëshkim më të keq sesa ky. Ndëshkimi që Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar për ata që kundërshtojnë profetët dhe rrugën e besimtarëve të sinqertë, është i gradave të ndryshme, të cilat i di vetëm Ai. Ato janë përcaktuar në varësi të gradës së gjynahut, të madhësisë apo vogëlsisë së tij. Disa prej tyre do të dënohen përjetësisht në Zjarrin e Xhehenemit, duke merituar të gjithë poshtërimin. Por do të ketë edhe të tjerë, që nuk do të jenë në këtë gradë. Ndoshta ajeti vijues është pikërisht një shpjegim më i hollësishëm për këtë çështje. I Lartësuari thotë: