Aal-i-Imraan
Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.
Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21
وَدَّت طَّآئِفَةٌ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ لَوْ يُضِلُّونَكُمْ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ 69
Disa nga ithtarët e Librit dëshirojnë t’ju shtyjnë në rrugë të gabuar. -Allahu i Lartësuar na tregon rreth një grupi njerëzish, që gjithmonë do të ekzistojnë mes ithtarëve të Librit. Poshtërsia e këtyre ka arritur kulmin. Ata nuk mjaftohen me faktin që janë të humbur dhe po shkojnë drejt zjarrit të Xhehenemit, por dëshirojnë dhe përpiqen që të humbasin edhe muslimanët nga rruga e drejtë. Në ajetin 109 të sures Bekare, i Lartësuari thotë: “Shumë ithtarë të Librit do të dëshironin që, pasi keni besuar, t’ju kthejnë në jobesimtarë, të shtyrë nga zilia e tyre, edhe pasi u ishte bërë e qartë e Vërteta. Falini dhe tolerojini ata, derisa Allahu ta sjellë urdhrin e Vet! Allahu ka pushtet për gjithçka.” Dihet shumë mirë se ai që e dëshiron fort një gjë, përpiqet që t’ia arrijë qëllimit me çdo mënyrë e rrugë që mundet. Kështu veprojnë ata të mallkuar. Ata mundohen që t’i devijojnë muslimanët nga rruga e tyre, duke u futur dyshime. Por Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm me adhuruesit e Tij të sinqertë dhe përkujdeset për ta. Kurthet godasin veçse ata që i kurdisin ato. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Por ata nuk devijojnë tjetër njeri veç vetes së tyre dhe nuk e kuptojnë. -Përpjekjet e tyre për të devijuar dhe çoroditur muslimanët nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për t’u zhytur edhe më thellë në humbjen e tyre. Me këtë veprim, ata ia shtojnë edhe më shumë vuajtjet vetes së tyre. Thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Atyre, që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut, do t'u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.” [Nahl 88]. Ata janë aq fatkeqë në këto përpjekje të dëshpëruara për të kënaqur smirën dhe armiqësinë e tyre, saqë nuk e ndiejnë se po dëmtojnë vetveten. Ata janë aq të verbuar nga zilia dhe urrejtja për të zgjedhurit dhe të dashurit e Zotit, saqë nuk e shikojnë se përpjekjet e tyre nuk dëmtojnë asnjë tjetër, veçse ata vetë.