Ruka hadi kwenye maudhui
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sura ya 3

Aal-i-Imraan

Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.

Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21

Aya ya 199

وَإِنَّ مِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ لَمَن يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْكُمْ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْهِمْ خَـٰشِعِينَ لِلَّهِ لَا يَشْتَرُونَ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۗ أُو۟لَـٰٓئِكَ لَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ 199

Ka nga ithtarët e Librit të tillë që me të vërtetë besojnë në Allahun. Ata besojnë në atë që ju është shpallur juve dhe në atë që u është shpallur atyre -Nga ithtarët e Librit ka edhe prej atyre që Allahu i Lartësuar u ka dhënë sukses për të pranuar udhëzimin e vërtetë. Ata kanë disa cilësi: ata besojnë Allahun e Lartësuar, ata besojnë Kur’ânin dhe Sunetin, ata besojnë edhe Shpalljen që u është dhënë atyre. I tillë është besimi i drejtë, ndryshe nga ata të cilët disa shpallje hyjnore i besojnë dhe disa i mohojnë. Duke qenë se besimi i tyre është i drejtë dhe i plotë, në zemrat e tyre lind droja ndaj Allahut të Lartësuar.dhe i frikësohen me përulësi Allahut.... -Ky besim i sinqertë bëri që ata të nënshtrohen të bindur para madhështisë së Allahut të Lartësuar dhe të jenë të kujdesshëm në zbatimin e çdo urdhri dhe largimin nga çdo ndalesë që sqarohet në Librin e Allahut dhe nga Profeti i Tij. Këta e meritojnë të quhen ‘ithtarë të Librit’ dhe përqafues të dijes dhe të së vërtetës, sikurse thotë i Lartësuari: “Prej robërve të Tij, Allahut i frikësohen veçse dijetarët”. Shenjë e drojës së vërtetë të tyre ndaj Allahut të Lartësuar është edhe një fakt i rëndësishëm, siç thotë i Lartësuari:Ata nuk i shesin argumentet e Allahut për hir të ndonjë çmimi të paktë. –Ata nuk e preferojnë kurrë këtë jetë dhe përjetimet e saj mashtruese kundrejt të vërtetës së pakundërshtueshme, sikundër veprojnë të devijuarit, të prishurit e të humburit, të cilët e fshehin të vërtetën e zbritur nga Zoti për hir të një çmimi të vogël. Të sinqertët janë shumë të dashuruar pas të vërtetës, prandaj nuk mund ta shesin aq lehtë. Ata e dinë se kjo tregti është gjithnjë e humbur. E si mund të kënaqen me humbjen të diturit, të urtët, të mençurit dhe të sinqertët?! Dëshirat dhe qëllimet vetjake nuk janë kurrë arsye për ata që jetojnë për të vërtetën. Ata e ndiejnë kënaqësinë që të ofron e vërteta dhe jeta sipas saj. Pa dyshim, kjo është fitorja më e madhe që mund të arrijë njeriu në këtë jetë dhe në tjetrën. Për këtë arsye, ata i japin përparësi të vërtetës dhe qartësimit të saj ndër njerëz. Ata jetojnë për të ftuar dhe inkurajuar njerëzit që ta pranojnë të vetmen mundësi për të qenë të lumtur. Ata qortojnë dhe këshillojnë njerëzit që t'i largohen të kotës. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i shpërblen ata shumëfish:Ata do ta marin(të plotë)shpërblimin nga Zoti i tyre. -Ky është premtim për një shpërblim të madh. Më tej, Allahu i përgëzon me diçka tjetër:Allahu është i shpejtë në llogarinë Tij. –Pra, mos e mendo si të largët shpërblimin e mrekullueshëm të Allahut të Lartësuar, sepse ai është shumë afër. Allahu i Lartësuar llogarit dhe shpërblen shpejt. Më pas, Allahu i Lartësuar u drejtohet të gjithë besimtarëve me një këshillë, e cila është shumë të vlefshme për këdo që synon suksesin e vërtetë, fitoren, lumturinë dhe shpërblimin: