Aal-i-Imraan
Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.
Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21
لَيْسُوا۟ سَوَآءً ۗ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ أُمَّةٌ قَآئِمَةٌ يَتْلُونَ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ ءَانَآءَ ٱلَّيْلِ وَهُمْ يَسْجُدُونَ 113
Pasi na përshkroi shumë qartë gjendjen e shumicës së ithtarëve të Librit, të cilët janë jashtë rrugës së drejtë, dhe pasi na foli për veprat e tyre të këqija dhe ndëshkimet që ata meritojnë, Allahu i Lartësuar vijon të na tregojë edhe për një pjesë shumë të vogël mes tyre, të cilët janë të udhëzuar drejt. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar përshkruan veprat që kryen ky grup i shpëtuar dhe shpërblimin që i pret ata. Kështu, Ai thotë:Jo të gjithë prej tyre janë njëlloj. –Kuptimi: Ata të grupit të parë, që ishin të pabindur ndaj Zotit dhe profetëve të Tij dhe që bënin ato vepra aq të këqija, kurrsesi nuk mund të jenë të njëjtë me disa të tjerë, që janë një grup i dytë me disa cilësi të tjera, që Allahu i Lartësuar do t’i përmendë në vazhdim:Disa nga ithtarët e Librit i qëndrojnë besnikë të vërtetës -Këtë grup prej ithtarëve të Librit, të vetmit të shpëtuar prej tyre, Allahu i Lartësuar i cilëson si: “ķâimetun”, pra, të patundur nga rruga e drejtë e Zotit të tyre. Ata janë të përqendruar në zbatimin e fesë së Zotit. Ata janë të kujdesshëm për zbatimin e urdhrit më të madh për adhurimin e Zotit të tyre, për faljen e namazit.duke lexuar ajetet e Librit të Allahut(Kur'anin)gjatë natës dhe bien në sexhde(duke u lutur). -I tillë është namazi i tyre i natës. Ata e zgjasin namazin për Allahun e Lartësuar, duke lexuar ajetet e Kur’ânit dhe duke u përulur në ruku dhe në sexhde.