Al-Ankaboot
Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.
Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21
وَمَا هَـٰذِهِ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَآ إِلَّا لَهْوٌ وَلَعِبٌ ۚ وَإِنَّ ٱلدَّارَ ٱلْـَٔاخِرَةَ لَهِىَ ٱلْحَيَوَانُ ۚ لَوْ كَانُوا۟ يَعْلَمُونَ 64
Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjendjes së dynjasë dhe ahiretit, duke na paralajmëruar që të ruhemi nga dynjaja dhe duke na inkurajuar të jemi asketë dhe të nxisim mallin e dashurinë për ahiretin. Ai thotë:Jeta e kësaj bote është veçse dëfrim e lojë... - Kjo është e vërteta e kësaj jete. Ajo i trazon zemrat me stolitë e bukuritë e saj dhe angazhon trupin për të luajtur me të. Kështu ndikon dynjaja në zemrën dhe trupin e njerëzve, sepse Allahu ka vendosur në këtë dynja stoli e zbukurime, kënaqësi e joshje të shumta. Epshet e dëshirat e shfrenuara që kjo dynja e zbukuruar ofron arrijnë të pushtojnë ato zemra që i kanë kthyer shpinën besimit në Zot. Ajo arrin të verbojë me shkëlqimin dhe bukuritë e saj, sytë e atyre që janë të pavëmendshëm për ahiretin dhe as që e kujtojnë atë. Ajo arrin të nënshtrojë shpirtrat e të humburve dhe të mashtruarve, por shumë shpejt ajo do të fanitet dhe do të zhduket tërësisht. Atëherë, ai që është i dashuruar pas saj ka për të provuar veçse pendesë, dëshpërim dhe trishtim. Ndërsa jeta tjetër është e plotë dhe pa të meta. Si e tillë, ajo jetë kërkon që trupat e atyre të lumturve të jenë në kulmin e fuqisë dhe gjallërisë, sepse ata do të krijohen për të jetuar përjetësisht. Si të tillë, ata kanë çdo gjë që e bën jetën të plotë dhe pa asnjë mangësi, në mënyrë që të shijojnë e përjetojnë të gjitha llojet e kënaqësive, si ato shpirtërore e të zemrës, ashtu edhe ato trupore, si ushqimi, pija, marrëdhëniet e kënaqësisë etj. Të gjitha këto lloje të kënaqësisë janë të atilla që as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe as mendja e robit nuk i ka përfytëruar dhe fantazuar kurrë.... kurse jetë e vërtetë është vetëm jeta e botës tjetër(ahireti), sikur ta dinin! - Nëse do ta dinin dhe kuptonin, kurrë nuk do t’i jepnin përparësi dynjasë kundrejt ahiretit. Nëse do të kishin mend, kurrë nuk do të braktisnin jetën e plotë dhe të përjetshme, me kënaqësi të plota e të pashembullta, për të jetuar këtë jetë të shkurtër të mangët, që është thjesht një lojë e dëfrim i përkohshëm. Kjo tregon se ata që dinë dhe kanë logjikë i japin përparësi ahiretit kundrejt dynjasë, sepse kanë dituri të plotë rreth të dyja llojeve të jetës, si për dynjanë, ashtu edhe për ahiretin.