Ruka hadi kwenye maudhui
Tafsir As-Saadi · An-Noor
Sura ya 24

An-Noor

Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.

Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21

Aya ya 32

وَأَنكِحُوا۟ ٱلْأَيَـٰمَىٰ مِنكُمْ وَٱلصَّـٰلِحِينَ مِنْ عِبَادِكُمْ وَإِمَآئِكُمْ ۚ إِن يَكُونُوا۟ فُقَرَآءَ يُغْنِهِمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ ۗ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌ 32

Dhe martojini të pamartuarit e të pamartuarat,... -Allahu i Madhëruar i urdhëron kujdestarët ligjorë dhe zotërinjtë që u dëgjohet fjala në fis, që të martojnë ose të bëjnë të mundur martesën e atyre që quhen "el ejâma"- beqarë. Këtu përfshihen burrat, gratë e virgjëra apo ato të mbetura pa burra. Është detyrë për të afërmit dhe kujdestarët e jetimëve që të bëjnë të mundur martesën e beqarëve, për të cilët kanë detyrë përkujdesjen financiare. Kur ata janë urdhëruar të martojnë këtë kategori njerëzish, atëherë, sigurisht që urdhri për t’u martuar vetë është edhe më parësor për t’u përmbushur.... robërit tuaj të ndershëm e robëreshat tuaja të ndershme! -Ata robër e robëresha që janë të mirë, të ndershëm e të rregullt në besimin dhe moralin e tyre, është detyrë për zotërinjtë e tyre që t’i martojnë, si shpërblim për ndershmërinë dhe mirësinë e tyre, dhe për t’i nxitur edhe më shumë në këtë rrugë të mirësisë dhe besimit. Në fakt, ashtu siç u përmend në fillim të sures, me të përlyerit me imoralitet është e ndaluar martesa, derisa të pendohen. Duke marrë parasysh këtë, atëherë posaçërimi i këtij urdhri të Allahut për të martuar vetëm ata robër dhe robëresha që janë të mirë, merr një kuptim të veçantë. Ai është një përshkrim kufizues vetëm kur bëhet fjalë për martesën e skllevërve dhe skllaveve, e jo për martesën e atyre që janë të lirë, sepse zakonisht imoraliteti shfaqet tek skllevërit. Allahu i Lartësuar ka nxitur që padronët t’i martojnë skllevërit dhe skllavet, nëse janë të ruajtur nga ndyrësia e imoralitetit. Por ka mundësi që epiteti "të mirë" të ketë një kuptim tjetër: ata skllevër që janë ‘të mirë, të denjë për martesë dhe që kanë nevojë të madhe për martesë’. Këtë kuptim e mbështet edhe fakti që zotëria nuk e ka për detyrë që të martojë skllavin e tij para se ai ta ketë të nevojshme martesën. Sidoqoftë, nuk është e pamundur që të dyja kuptimet të jenë të sakta, pasi ajeti i përmban ato. Allahu është më i ditur.Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij. -Edhe nëse të sapomartuarit janë të varfër, Allahu ka për t’i pasuruar e furnizuar nga pasuria e Tij. Kurrë mos mendoni se, po të martoheni, atëherë do të varfëroheni dhe nuk do të keni mundësi ta përballoni jetesën, për shkak të fëmijëve. Ky ajet është një nxitje për martesë dhe një premtim nga Allahu se do ta pasurojë robin pas martese.Allahu është Bujar i Madh dhe i Gjithëditur. -Mirësitë e Allahut janë të shumta dhe bujaria e Tij është e paanë. Ai është gjithashtu Alim - i Gjithëdituri. Ai e di mirë se kush i meriton mirësitë e Tij fetare dhe të kësaj dynjaje, ose ata që mund të meritojnë vetëm njërën prej tyre. Çdokujt Ai i jep atë që e di mirë dhe e gjykon të drejtë, sipas urtësisë së Tij.