Hud
Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.
Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21
وَهُوَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ فِى سِتَّةِ أَيَّامٍ وَكَانَ عَرْشُهُۥ عَلَى ٱلْمَآءِ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا ۗ وَلَئِن قُلْتَ إِنَّكُم مَّبْعُوثُونَ مِنۢ بَعْدِ ٱلْمَوْتِ لَيَقُولَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِنْ هَـٰذَآ إِلَّا سِحْرٌ مُّبِينٌ 7
Është Ai që i krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë Ditëve, - ndërsa Froni i Tij ishte mbi ujë... -Allahu i Madhëruar na tregon se është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën në gjashtë ditë. Dita e parë e krijimit ishte e diela dhe dita e fundit ishte e premtja. Kur Ai krijoi qiejt dhe tokën, Froni i Tij qëndronte mbi ujë, sipër qiellit të shtatë. Pasi krijoi qiejt dhe tokën, Ai u lartësua mbi Fron për të drejtuar çdo çështje. Allahu i rregullon çështjet e krijimit të Tij dhe çdo përcaktim në këtë ekzistencë nëpërmjet ligjeve të krijimit të gjithësisë dhe ligjeve të Sheriatit. Përmes këtyre ligjeve, Ai na sprovon në këtë jetë, siç thotë më pas:...që t’ju sprovojë se cili prej jush është më vepërmirë. -Që t’ju sprovojë në besimin tuaj. Allahu krijoi gjithçka në qiej dhe në tokë për ju, që - përmes urdhrave dhe ndalesave të Tij - të shikojë se cili prej jush është më vepërmirë. Për shpjegimin e këtij ajeti, Fudejl Ibn Ijadi ka thënë: “Për t’ju sprovuar se cili nga ju është më vepërmirë, pra, që kryen punë të sinqerta dhe të sakta sipas porosive të Zotit.” Kur u pyet se çfarë quhet punë e sinqertë dhe e saktë, ai tha: "Nëse një vepër kryhet me sinqeritet, por jo sipas porosive të Zotit e të Profetit, atëherë ajo është e papranueshme. Edhe nëse kryhet sipas porosive të Zotit e të Profetit, por nuk kryhet me sinqeritet, ajo përsëri nuk është e pranueshme. Një vepër pranohet veç nëse plotëson dy kushte: të kryhet me sinqeritet vetëm për të kënaqur Zotin dhe të kryhet sipas mësimeve e porosive të Zotit e të Profetit". Zoti duhet të adhurohet ashtu si do dhe e përshkruan Ai. Për të sqaruar se si ta adhurojmë, Ai na shpalli Librin dhe Traditën e Profetit të Tij. Ky ajet i ngjan ajeteve të tjera kuranore, si: “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë.” [Dharijat 56]; ose: "Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet." [Talak 12]. Kështu, i Madhëruari i krijoi qiejt dhe Tokën që vetëm Ai të adhurohet dhe robërit ta njohin Atë me emrat dhe cilësitë e Tij të bukura dhe absolute, dhe përmes veprave të Tij madhështore. Dhe pikërisht për këtë edhe i urdhëroi. Ata që nënshtrohen dhe zbatojnë urdhrat e Zotit, për hir të dashurisë për Atë, prej shpresës në shpërblimin e Tij dhe prej frikës nga ndëshkimi i Tij, ata janë të shpëtuar e të fituar. Ndërsa ata që i kthejnë shpinën këtyre çështjeve, ata janë të shkatërruarit, të dështuarit dhe dëshpëruarit. Allahu që i krijoi robërit për ta adhuruar Atë si Një e të Vetëm, për t’i urdhëruar e ndaluar, ka krijuar edhe një vend ku do t’i shpërblejë të gjithë sipas përmbushjes ose jo të këtyre detyrave. Më pas, i Madhëruari përmend mosbesimin e idhujtarëve në ringjalljen dhe llogarinë e drejtë:Nëse u thua 'Me siguri që do të ringjalleni pas vdekjes.', mohuesit me këmbëngulje thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një magji e qartë.”. -Kur u flet për ringjalljen dhe llogarinë para Zotit, ata nuk të besojnë, madje të kundërshtojnë me këmbëngulje. Ata shpifin dhe e konsiderojnë Shpalljen që t'u dha prej Zotit si një trillim e mashtrim, duke thënë: "Kjo është një magji e qartë". Por le ta dinë dhe të binden se kjo Shpallje është e vërteta e qartë dhe e pakundërshtueshme.