An-Naml
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَإِذَا وَقَعَ ٱلْقَوْلُ عَلَيْهِمْ أَخْرَجْنَا لَهُمْ دَآبَّةً مِّنَ ٱلْأَرْضِ تُكَلِّمُهُمْ أَنَّ ٱلنَّاسَ كَانُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَا لَا يُوقِنُونَ 82
Kur të realizohet dënimi kundër tyre, Ne do të nxjerrim një shtazë nga toka, që do t’u flasë(ballas), sepse njerëzit nuk besojnë në argumentet Tona. -Kur të vijë koha që Zoti e ka caktuar që të dalë kjo shenjë për njerëzit, do të dalë një kafshë prej tokës, pra, jo nga qielli. Kjo kafshë do t’u flasë njerëzve haptazi, sepse atyre do t’u jetë dobësuar dituria e siguria për shenjat e Zotit. Allahu ua nxjerr njerëzve këtë kafshë si një nga shenjat e Tij të çuditshme, që t'u tregojë atyre atë që e vinin në dyshim. Kjo është Kafsha e Madhe, që pritet të dalë në fundin e kohës dhe do të jetë nga shenjat e Kijametit, siç është shpjeguar hollësisht në hadithet e Profetit (a.s). Por nuk ka ardhur asnjë tekst që të tregojë për llojin e asaj kafshe dhe se si do t'u shfaqet njerëzve. Ajeti thjesht na tregon se Allahu i Lartësuar do ta nxjerrë atë, që njerëzit ta shohin dhe e folura e saj është diçka e jashtëzakonshme dhe e panjohur ndër njerëz. Ajo do të shërbejë si argument për saktësinë dhe vërtetësinë e asaj që ka lajmëruar Zoti në Librin e Tij. Allahu është më i ditur për gjithçka.