U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · An-Naml
Suuradda 27

An-Naml

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 81

وَمَآ أَنتَ بِهَـٰدِى ٱلْعُمْىِ عَن ضَلَـٰلَتِهِمْ ۖ إِن تُسْمِعُ إِلَّا مَن يُؤْمِنُ بِـَٔايَـٰتِنَا فَهُم مُّسْلِمُونَ 81

E as që mund të jesh udhërrëfyes për të verbërit e t'i largosh nga humbja e tyre. -Kjo tregon se sa e pa mundur është që ata të dëgjojnë dhe të gjejnë udhën e drejtë, ashtu siç ka thënë i Madhëruari në një tjetër ajet: "Ti nuk mund ta udhëzosh atë që do, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai është më i Dituri për të udhëzuarit." [Kasas 56].Ti nuk mund ta bësh të dëgjojë asnjë tjetër, përveç atyre që besojnë në argumentet Tona dhe që janë muslimanë. -Pra, vetëm ata të cilët nënshtrohen dhe të pasojnë ty. Këta besojnë në shenjat dhe shpalljet e Zotit, nënshtrohen të jetojnë sipas tyre dhe bëjnë vepra të mira sipas tyre. Ata i janë dorëzuar tërësisht Allahut të Lartësuar dhe e adhurojnë Atë ashtu si i ka urdhëruar dhe mësuar Ai. I Madhëruari thotë: "Vetëm ata që dëgjojnë, i përgjigjen ftesës. Allahu do t’i ringjallë të vdekurit dhe të gjithë do të kthehen tek Ai." [En'am 36].