An-Noor
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لِيَسْتَـْٔذِنكُمُ ٱلَّذِينَ مَلَكَتْ أَيْمَـٰنُكُمْ وَٱلَّذِينَ لَمْ يَبْلُغُوا۟ ٱلْحُلُمَ مِنكُمْ ثَلَـٰثَ مَرَّٰتٍ ۚ مِّن قَبْلِ صَلَوٰةِ ٱلْفَجْرِ وَحِينَ تَضَعُونَ ثِيَابَكُم مِّنَ ٱلظَّهِيرَةِ وَمِنۢ بَعْدِ صَلَوٰةِ ٱلْعِشَآءِ ۚ ثَلَـٰثُ عَوْرَٰتٍ لَّكُمْ ۚ لَيْسَ عَلَيْكُمْ وَلَا عَلَيْهِمْ جُنَاحٌۢ بَعْدَهُنَّ ۚ طَوَّٰفُونَ عَلَيْكُم بَعْضُكُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ ۚ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلْـَٔايَـٰتِ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ 58
O ju që keni besuar! Ata të cilët i keni në zotërimin tuaj (shërbëtorët) dhe ata(fëmijët)që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush në tri raste: para namazit të sabahut, në drekëhere kur hiqni rrobat(për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë. -Allahu i Madhëruar urdhëroi besimtarët që t’i mësojnë skllevërit dhe ata të cilët ende nuk kanë mbushur moshën e përgjegjësisë ligjore që të pajisen me këtë edukatë të mrekullueshme. Ata duhet të kërkojnë leje para se të futen nëpër ambientet dhe dhomat e shtëpisë, në disa kohë të caktuara, duke na qartësuar urtësinë e këtij urdhri. Allahu i Madhëruar përmend tri kohë: së pari, koha kur njerëzit bien në gjumë pas namazit të jacisë. Së dyti, është koha e zgjimit para namazit të sabahut. Në këto dy kohë kryesisht njerëzit i heqin robat e zakonshme dhe përgatiten për gjumë jo me veshjen e zakonshme. Ndërsa koha e tretë është koha e gjumit të drekës. Duke qenë se në këtë kohë jo gjithmonë njerëzit i heqin rrobat e zakonshme për të veshur roba të tjera, Allahu i Madhëruar e thekson dhe thotë: "...në drekëhere kur hiqni rrobat (për të pushuar)" Kjo është koha kur bëhet gjumi i drekës, i ashtuquajturi kajlule. Në këto kohë, edhe skllevërit apo shërbëtorët, edhe fëmijët janë njëlloj si të tjerët, domethënë nuk u lejohet të hyjnë nëpër dhoma pa kërkuar leje. Ndërsa jashtë këtyre tri kohëve ata janë të lirë të lëvizin. Allahu i Madhëruar thotë:Këto janë tri kohë, kur ju nuk jeni të veshur. Përveç këtyre tri kohëve, nuk është gjunah as për ju e as për ata, që të vizitoni njëri-tjerin. -Ata vërtiten mes jush për t’ju shërbyer në kërkesat tuaja.Kështu jua qartëson Allahu Argumentat e Tij. -Kështu ju qartëson Allahu i Madhëruar ajetet e Tij, duke ju treguar edhe urtësitë që fshihen pas tyre, në mënyrë që të sigurohen plotësisht, të njohin mirë mëshirën dhe urtësinë e Atij që i vendos këto norma.Allahu është i Gjithëditur, i Urtë. -Dituria e Allahut përfshin çdo gjë: ato që patjetër ekzistojnë, ato që është e pamundur të ekzistojnë dhe ato që është e mundur që të ekzistojnë. Ai është i Urtë dhe me urtësinë e Tij çdo gjë e vendos në vendin e vet. Kështu, çdo krijese Ai i ka dhënë krijimin e përshtatshëm dhe çdo ligji të Sheriatit i ka vendosur dispozitën që i përshtatet. Të tilla janë edhe këto rregulla, që Ai na i sqaroi, na e shpjegoi urtësinë që fshihet pas tyre, si dhe na tregoi dobinë e madhe fetare dhe morale që arrihet me to.