An-Noor
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَلَا يَأْتَلِ أُو۟لُوا۟ ٱلْفَضْلِ مِنكُمْ وَٱلسَّعَةِ أَن يُؤْتُوٓا۟ أُو۟لِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْمَسَـٰكِينَ وَٱلْمُهَـٰجِرِينَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ۖ وَلْيَعْفُوا۟ وَلْيَصْفَحُوٓا۟ ۗ أَلَا تُحِبُّونَ أَن يَغْفِرَ ٱللَّهُ لَكُمْ ۗ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ 22
Bamirësit dhe të pasurit të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që i lanë shtëpitë e tyre për hir të Allahut, por le t’ua falin(gabimin)dhe të mos ua vënë re. A nuk dëshironi që Allahu t’ju falë ju? Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. -Nëse i trajtoni njerëzit me falje e tolerancë, edhe Ai do t’ju trajtojë me falje e tolerancë. Ebu Bekri, kur dëgjoi këtë ftesë bujare të Allahut të Madhëruar, tha: “Po, vallahi! Unë dua që Allahu të më falë mua!" Pas kësaj, ai vazhdoi ndihmën financiare për Mistahun. Në këtë ajet gjejmë argument që nxit për ndihmën e të afërmve dhe se ndihma nuk duhet lënë për shkak të gjynahut të njeriut. Ajeti na nxit për falje e tolerim, pavarësisht nga gjynahet e tjetrit. Falja e tolerimi janë zgjedhja më e mirë, nëse e kërkon urtësia dhe dobia. Pastaj Allahu i Madhëruar tregon për dënimin e madh që i pret ata që shpifën për gratë e ndershme e të pastra nga imoraliteti.