Al-Baqara
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا عَرَّضْتُم بِهِۦ مِنْ خِطْبَةِ ٱلنِّسَآءِ أَوْ أَكْنَنتُمْ فِىٓ أَنفُسِكُمْ ۚ عَلِمَ ٱللَّهُ أَنَّكُمْ سَتَذْكُرُونَهُنَّ وَلَـٰكِن لَّا تُوَاعِدُوهُنَّ سِرًّا إِلَّآ أَن تَقُولُوا۟ قَوْلًا مَّعْرُوفًا ۚ وَلَا تَعْزِمُوا۟ عُقْدَةَ ٱلنِّكَاحِ حَتَّىٰ يَبْلُغَ ٱلْكِتَـٰبُ أَجَلَهُۥ ۚ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِىٓ أَنفُسِكُمْ فَٱحْذَرُوهُ ۚ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٌ 235
Nuk është gjynah për ju, nëse, tërthorazi, u kërkoni dorën për martesë këtyre grave apo nëse e mbani të fshehtë këtë qëllim në veten tuaj. Allahu e di se ju do t’ua shprehni atyre(dëshirën për martesë)...” -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar sjell një gjykim për gratë të cilave u kanë vdekur burrat dhe që janë në kohëpritjen e tyre. Ky gjykim vlen edhe për gratë e divorcuara për herë të tretë (pra me talak bain), që janë në kohëpritje. Pra, nuk i lejohet asnjë burri që t'u shfaqë këtyre dy kategorive të grave propozimin për martesë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Më tej, i Lartësuari thotë:...por mos u premtoni fshehurazi... -Pra, nuk lejohet që grave të këtyre dy kategorive t’u shprehet hapur propozimi për martesë, gjatë kohës së pritjes së tyre, por hedhja e propozimit në mënyrë indirekte është e tolerueshme nga Allahu i Lartësuar, sikurse kuptohet nga ajeti. Mes dy rasteve ka ndryshim. Nëse dikush i propozon hapur për martesë një gruaje të tillë, kjo sjell shumë probleme. Për shembull, kjo mund ta shtyjë gruan që ta përshpejtojë qëllimisht përfundimin e kohëpritjes së saj, duke gënjyer se i kanë mbaruar të trija ciklet e periodave të saj, e kështu të martohet me tjetrin. Kjo, sigurisht, që është një padrejtësi e madhe në shumë aspekte. Së pari, në këtë mënyrë, gruaja shkel të drejtën e burrit të saj të parë, duke mos plotësuar kohën e pritjes për të. Së dyti, ajo bashkohet me dikë tjetër para kohës kur i lejohet një gjë e tillë, prandaj kjo martesë e dytë quhet e parregullt dhe e paligjshme. Përveç këtyre që përmendëm, ka edhe shumë pasoja të tjera. Ky ajet dëshmon për rëndësinë që i jep Sheriati ndalimit të së keqes dhe rrugëve të saj. Në Islam është e ndaluar jo vetëm e keqja, por edhe rrugët e mjetet që të çojnë tek ajo. Një rregull i madh i Islamit thotë: "Çdo mjet dhe rrugë që të çon në haram është haram." Ky ajet, gjithashtu, tregon për rëndësinë e madhe që Sheriati u kushton të drejtave dhe përgjegjësive bashkëshortore në Islam. Fjalët e tërthorta, që e nënkuptojnë propozimin, nuk janë të ndaluara, sepse ato mund të kuptojnë edhe gjëra të tjera, përveç martesës:...përveç ndonjë fjale të lejueshme... -Fjalë të tilla janë, për shembull: “Unë do të doja të martohesha këto kohë”, ose: “Kur të mbarosh pritjen, do të doja të flisnim bashkë për diçka”, etj. Allahu i Lartësuar e ka lejuar propozimin e tërthortë, sepse ai nuk sjell dëmet që shkakton propozimi i drejtpërdrejtë. Ndërhyrjet jo të drejtpërdrejta janë lejuar, sepse shpirti i njeriut i kërkon me ngut të tilla çështje. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar ka lënë një lloj hapësire, që njerëzit të përmbushin kërkesat e tyre të forta në këtë aspekt. Ai na tregon se nuk kemi gjynah për dy gjëra: “...nëse, tërthorazi, u kërkoni dorën për martesë këtyre grave apo nëse e mbani të fshehtë këtë qëllim në veten tuaj”.Allahu e di se ju do t’ua shprehni atyre(dëshirën për martesë), -Allahu i Lartësuar e di shumë mirë çdo dëshirë të njerëzve për t'u lidhur në martesë, por – sikurse u tha më lart – nuk lejohet propozimi i qartë dhe i drejtpërdrejtë për martesë ndaj grave që janë në pritje. Në fakt, ato që lejohen janë vetëm fjalët e tërthorta, brenda normave të Sheriatit. Ndërsa për sa i përket nënshkrimit të aktit të martesës, ai nuk lejohet absolutisht, para se të përfundojë koha e pritjes, siç thotë i Lartësuari:Mos lidhni martesë, derisa të përfundojë afati i pritjes së tyre(id-deh).” -Pra, nuk lejohet në asnjë mënyrë lidhja e martesës së re para mbarimit të kohës së pritjes.Ta dini se Allahu e di se çfarë fshihni në zemrën tuaj, prandaj kini kujdes prej Tij! -Jini të kujdesshëm në çdo gjë që doni të bëni. Synoni të mirën dhe largojuni qëllimeve të këqija. Këtë ta bëni duke shpresuar shpërblimin e Zotit dhe duke iu frikësuar ndëshkimit të Tij.Dhe dijeni se Allahu është Falës i Madh dhe i Butë. -Allahu është Falës i madh (Gafûrun) i çdokujt që bën të tilla gabime, por që kthehet i penduar dhe i kërkon falje Zotit të tij. Ai është i Butë (Halîm), që nuk nxitohet të ndëshkojë të pabindurit dhe gjynahqarët për të këqijat e tyre, edhe pse është i Plotfuqishëm për t’i ndëshkuar ata.