U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Kahf
Suuradda 18

Al-Kahf

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 45

وَٱضْرِبْ لَهُم مَّثَلَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا كَمَآءٍ أَنزَلْنَـٰهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَٱخْتَلَطَ بِهِۦ نَبَاتُ ٱلْأَرْضِ فَأَصْبَحَ هَشِيمًا تَذْرُوهُ ٱلرِّيَـٰحُ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ مُّقْتَدِرًا 45

Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit në radhë të parë, dhe pastaj të gjithë atyre që janë trashëgimtarë të tij, me një porosi të vyer:Tregoju atyre shembullin e jetës së kësaj bote! -Jepu njerëzve një shembull të qartë të kësaj bote, që ata ta kuptojnë drejt atë. Duke medituar, ata do të arrijnë të shohin qartë edhe thelbin e kësaj bote. Nëse bëjnë një krahasim të saktë mes kësaj jete dhe jetës së përtejme, do t’i japin përparësi asaj që vërtet e meriton.Ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli dhe bima e tokës e thith atë. -Kjo botë është si ai shiu i dendur që bie në tokë dhe përthithet me etje nga bimët e saj. Kështu, në tokë çelin larmi lulesh e bimësh. Në këtë gjendje, ajo i kënaq ata që e shohin dhe që presin prodhim prej saj. Madje, ajo tërheq edhe vëmendjen e më të shkujdesurve. Por vjen një çast dhe asaj i ndodh diçka, që duhet të na bëjë të mendojmë mirë. Zoti thotë:Por më pas ajo bëhet si bar i thatë, që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për gjithçka. -Në çast, gjithë ajo bimësi e lule të bukura zhduken, toka shkretohet e mbushet me dhé e pluhur, me pamje të shëmtuar. Zemra ndihet e vetmuar dhe e trishtë kur sheh këtë panoramë pa jetë. E tillë është jeta e kësaj bote. Njeriu vetëkënaqet me rininë dhe forcën e tij në një fazë të caktuar. Ai ndien shijen dhe rëndësinë e floririt dhe argjendit dhe jepet pas kënaqësive të kësaj jete. Kështu fillon kjo botë t’ia verbojë pak e nga pak zemrën, derisa ai harrohet pas dëshirave të epshit, të cilat bëhen gjithmonë e më të pangopura. Ky i mjerë mendon se kështu do të vazhdojë e gjithë jeta e tij në këtë botë. Por vjen një ditë dhe ai befasohet nga vdekja ose nga humbja e pasurisë. Kjo ia torturon zemrën dhe ia largon tërësisht kënaqësinë dhe gëzimin. Në këtë moment, ai i harron të gjitha kënaqësitë e tij të dikurshme. Çdo ditë që kalon, ai plaket dhe zemra e tij dëshpërohet. Ai ndihet i vetmuar kur sheh se si po fanitet rinia e tij, si po humbet pasuria e tij. Kështu, ai mbetet i vetmuar me veprat e tij, të mira apo të këqija qofshin. Kur largohet nga kjo botë, zullumqari kafshon duart e veta, pasi kupton se ku po shkon, duke dashur dëshpërimisht që të kthehet në këtë botë. Ai dëshiron të kthehet, jo për të plotësuar dëshirat dhe kënaqësitë e tij, por që të arrijë të kompensojë adhurimet e braktisura dhe atë çfarë kërkohej prej tij në këtë botë. Ai dëshiron që t’i jepet mundësia të pendohet dhe të bëjë vepra të mira. Për këtë arsye, ai që është i urtë, me logjikë të pastër, që ka vullnet të mirë për të gjetur udhëzimin dhe nëse Zoti ia bën mbarë, fillon dhe e mendon këtë çështje. Ai i thotë vetes: “Mendoj se ti tashmë po vdes, - dhe pa dyshim që do të vijë ajo ditë që të gjithë do të vdesin, - atëherë çfarë do të preferoje për veten? A do të parapëlqeje, vallë, vetëmashtrimin me jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj? A do të dëfreheshe e bëje qejf, ashtu siç kënaqen bagëtitë dhe egërsirat? Apo do të preferoje jetën në atë vend të mrekullueshëm, ku ushqimi dhe hijet e freskëta janë të përhershme? Atje ka çfarë syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk ka shkuar e as përfytyruar. Atje ka çdo gjë që kënaq syrin dhe lumturon zemrën. Kështu dallohet, a e shikon njeriu realitetin apo vazhdon të jetë i verbër; a është duke fituar apo duke humbur? Shiko, o rob i Zotit, se kujt i jep përparësi dhe kujdes me zgjedhjen që bën!