U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Kahf
Suuradda 18

Al-Kahf

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 44

هُنَالِكَ ٱلْوَلَـٰيَةُ لِلَّهِ ٱلْحَقِّ ۚ هُوَ خَيْرٌ ثَوَابًا وَخَيْرٌ عُقْبًا 44

Në të tilla sprova ndihma vjen vetëm nga Allahu, Zoti i Vërtetë . Ai është më i miri shpërblyes dhe Ai jep përfundimin më të mirë. -Dije se, nëse beson Allahun e Madhëruar dhe je i devotshëm ndaj Tij, atëherë je ndër ata që Ai do t’i ndihmojë e mbrojë me dashurinë e mëshirën e Tij, do t’i nderojë me bujarinë e Tij me shpërblime të pamata dhe do t’i shpëtojë nga çdo sprovë në këtë botë. Ndërsa ai që nuk beson Allahun dhe nuk i lë çështjet në dorën e Tij, ai është i mjerë dhe ka për të dështuar në të dyja jetët. Ai që është i urtë e kupton se ajo çfarë ofron Zoti është shpërblimi më i madh që mund të shpresohet. Ky shpërblim arrihet veçse me besim, devotshmëri dhe duke ia besuar Zotit çështjet e tua.- Në këtë ajet nxitemi për të nxjerë mësime nga gjendja e atij të mjeri, të cilit Allahu i pati dhënë shumë mirësi të kësaj bote. Por ato, në vend që të bëheshin shkak që ai të tregohej mirënjohës dhe adhurues i Zotit, e bënë atë që të hutohej në dëfrime dhe të harronte ahiretin, duke kaluar kufijtë.- Nga ajeti mësojmë se kushdo që bëhet i tillë, fundin e ka shkatërrim dhe dëshpërim, edhe nëse për njëfarë kohe mund të kënaqet me pasuritë e tij. Ai do të kënaqet për një kohë të shkurtër dhe do të vuajë shumë gjatë.- Gjithashtu, nëse njeriu sheh diçka të mirë te familja e pasuria e tij, këtë mirësi duhet t’ia njohë Atij që i ka dhuruar, pra, Allahut të Madhëruar dhe të thotë vazhdimisht, sa herë që i sheh dhe i kujton këto mirësi: “Mâ shâ Allâh! Lâ ku-uete il-lâ bil-lâh” / Çfarë do Allahu bëhet. S’ka fuqi pa ndihmën e Allahut. Në këtë mënyrë, ai i shpreh mirënjohjen Allahut për mirësitë e Tij dhe bëhet shkak që ato të ruhen, madje dhe të shtohen. Në ajet thuhet: ‘Kur hyre në kopshtin tënd, do të ishte më mirë për ty të kishe thënë: “Mâ shâ Allâh! Lâ ku-uete il-lâ bil-lâh.”- Ngushëllimi i atij që nuk ka shumë në këtë botë le të jetë meditimi për mirësitë që Allahu ka përgatitur në ahiret, sepse në Kur'an thuhet: “Edhe pse me sheh se unë kam më pak pasuri dhe fëmijë se sa ty, unë shpresoj që Zoti im të më japë diçka edhe më të mirë se kopshti yt…”.- Pasuria dhe fëmijët, nëse nuk janë shkak që t’i bindesh Allahut, nuk të sjellin asnjë dobi, sikurse ka thënë Allahu: “As pasuria dhe as fëmijët tuaj nuk ju afrojnë tek Ne. Afrohen vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Këta do të shpërblehen shumëfish për veprat e tyre dhe do të jenë në dhoma të larta e të sigurt”. [Fatir 37].- Lejohet të lutesh kundër atyre që kanë kaluar kufijtë dhe mohojnë Allahun për shkak të pasurisë dhe pushtetit, në mënyrë të veçantë nëse lëvdohen dhe tregohen kryeneç ndaj besimtarëve.- Ndihma e vërtetë është ajo që vjen prej Allahut. Shenjat e saj shfaqen veçse pasi realizohet kaderi i Zotit dhe i jepet çdokujt ajo që meriton me veprat e tij. Allahu thotë: “Në të tilla sprova, ndihma vjen vetëm nga Allahu Zoti i Vërtetë. Ai është më i miri shpërblyes dhe Ai jep përfundimin më të mirë.” Përfundimi i mirë u takon atyre që e kërkojnë dhe punojnë për ta arritur ndihmën e Allahut.