U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Kahf
Suuradda 18

Al-Kahf

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 19

وَكَذَٰلِكَ بَعَثْنَـٰهُمْ لِيَتَسَآءَلُوا۟ بَيْنَهُمْ ۚ قَالَ قَآئِلٌ مِّنْهُمْ كَمْ لَبِثْتُمْ ۖ قَالُوا۟ لَبِثْنَا يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ ۚ قَالُوا۟ رَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَا لَبِثْتُمْ فَٱبْعَثُوٓا۟ أَحَدَكُم بِوَرِقِكُمْ هَـٰذِهِۦٓ إِلَى ٱلْمَدِينَةِ فَلْيَنظُرْ أَيُّهَآ أَزْكَىٰ طَعَامًا فَلْيَأْتِكُم بِرِزْقٍ مِّنْهُ وَلْيَتَلَطَّفْ وَلَا يُشْعِرَنَّ بِكُمْ أَحَدًا 19

Kështu, Ne i zgjuam ata që të mund ta pyesnin njëri-tjetrin(se sa gjatë kishin fjetur). -I zgjuam nga gjumi i gjatë, që ata të gjenin se sa kishte zgjatur qëndrimi i tyre në shpellë.Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndejur këtu?” Ata thanë:”Kemi ndejur(ndoshta)një ditë ose një pjesë të ditës.” -Ky ishte një gjykim. Me sa duket, ata patën mendime të ndryshme për këtë çështje. Duke qenë se kishin mospërputhje, ata thanë:(Më në fund)ata thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur këtu....” -Ata u kthyen tek Ai që i di të gjitha me hollësi. Mbase, pas kësaj, Allahu i Madhëruar ua bëri të qartë kohën e saktë të qëndrimit. Fillimisht, Ai i bëri që të diskutonin mes njëri-tjetrit për këtë. Pasi dhanë mendimet e tyre me aq sa dinin dhe nuk arritën në përfundim të qartë, pa dyshim që Zoti do t’ua ketë treguar të vërtetën. Kjo përkon edhe me urtësinë e Tij në zgjimin e tyre nga ai gjumë i thellë, sepse Allahu nuk e bën diçka kot dhe pa urtësi. Gjithashtu, Allahu është i mëshirshëm me ata që kërkojnë diturinë rreth gjërave të domosdoshme për t’u mësuar dhe bëjnë ç’të munden për arritjen e këtij qëllimi. Prej mëshirës së Tij, Ai ua jep këtë dituri atyre që hulumtojnë dhe e kërkojnë. Kjo kuptohet edhe nga fjala e Tij: “Dhe kështu bëmë, që ata të zbuloheshin e që të kuptohet se premtimi i Allahut është i sigurt dhe se Kijameti pa dyshim që do të ndodhë." [Kehf 21]. Populli e dinte mirë gjendjen e tyre, prandaj ata do të shërbenin si argument për ringjalljen. Pasi diskutuan dhe pyetën njëri-tjetrin rreth kohës sa qëndruan, ata dërguan njërin prej tyre që t’u sillte ushqim, madje më të shijshmin dhe më të mirin:Tani dërgojeni njërin prej jush me këto monedha(argjendi) në qytet, që të zgjedhë ushqimin më të mirë dhe t’jua sjellë juve. Dhe le të ketë shumë kujdes e mirësjellje e të mos i japë të kuptojë askujt për ju! -Ata e porositën shokun për të qenë i kujdesshëm që mos binte në sy, sepse kjo do të përbënte rrezik të madh për ta, siç thanë më pas: