Al-Israa
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوٓا۟ إِلَّآ إِيَّاهُ وَبِٱلْوَٰلِدَيْنِ إِحْسَـٰنًا ۚ إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِندَكَ ٱلْكِبَرَ أَحَدُهُمَآ أَوْ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُل لَّهُمَآ أُفٍّ وَلَا تَنْهَرْهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوْلًا كَرِيمًا 23
Pasi na ndaloi nga idhujtaria, Allahu i Madhëruar na urdhëron për njësimin e Tij:Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë)tjetër përveç Tij... - Ai ka përcaktuar me ligj që të mos adhuroni veç Tij asnjë e asgjë prej krijesave të qiellit e tokës, prej të gjallëve e të vdekurve. Allahu ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë, sepse Ai është Një i vetëm, i pashoq. Ai është Es-Samed- Ai që, të gjitha krijesat i drejtohen e luten për nevojat e tyre. Çdo cilësi dhe atribut i Allahut është absolut, që nuk mund t’i afrohet në përshkrimin me të askush prej krijesave. Allahu është Bamirësi, që ka përfshirë me bamirësinë e Tij gjithçka. Ai është dhuruesi i të gjitha mirësive të dukshme dhe të padukshme. Allahu është mbrojtësi nga të gjitha ligësitë e fatkeqësitë. Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Rregulluesi e Ai që përkujdeset për të gjitha çështjet e krijesave. Ai është i vetëm në të gjitha këto atribute, ndërsa çdo gjë tjetër është krijesë e varfër, që nuk ka asgjë në dorë. Pasi foli për të drejtën e Vet, i Madhëruari flet për të drejtën e prindërve, si një nga detyrimet më të mëdha të njeriut, që duhet respektuar dhe përmbushur....dhe të silleni mirë ndaj prindërve. -Tregohuni bamirës ndaj tyre me të gjitha mënyrat dhe format e bamirësisë, me fjalë, me sjellje dhe vepra. Mos e harroni asnjëherë se ata janë sebepi i ardhjes suaj në këtë jetë. Ata i dhurojnë fëmijës dashurinë më të madhe. Ata janë njerëzit më të afërt për njeriun, për të cilët ai ka detyrimin më të madh për t'u bërë mirë e për t'u kujdesur. Allahu i Lartësuar thotë:Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd,... -Kjo është mosha kur njeriu dobësohet dhe ka nevojë për butësi, ngrohtësi e dashuri. Prandaj i Lartësuari na ka urdhëruar e thotë:... atëherë mos u thuaj atyre as “of”... –Më e pakta e bamirësisë dhe mirësjelljes me prindërit e moshuar është që të mos u thuash këto fjalë. Pra, jini të kujdesshëm, o njerëz, dhe mos shkaktoni atyre as më të voglin mundim! Sigurisht, mundimet më të mëdha janë edhe më të ndaluara nga Zoti.... e as mos u sill vrazhdë ndaj tyre,... -Mos u trego i vrazhdë e mos u fol me ashpërsi.... por thuaju vetëm fjalë të mira! - Thuaju fjalë të ëmbla, që i kënaqin ata! Tregohu me edukatë, i butë, i ngrohtë dhe i dashur me ta! Gjithmonë thuaju fjalë të ngrohta, që ua kënaqin dhe qetësojnë zemrën! Sigurisht, këto fjalë duhen dhënë në varësi të kohës, vendit e njerëzve, larg shtirjeve e teprimit të panevojshëm.