Al-Faatiha
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
صِرَٰطَ ٱلَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ ٱلْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا ٱلضَّآلِّينَ 7
“Në rrugën e atyre të cilët i begatove” - Kjo është pikërisht rruga e profetëve, e të sinqertëve (sidikin), dëshmorëve dhe e të mirëve (ŝâliĥîne).“Jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin” - Pra, Rruga e Drejtë nuk është ajo që ndoqën të mallkuarit dhe ata që merituan zemërimin e Allahut, të cilët e njohën të vërtetën dhe më pas e braktisën atë e nuk punuan sipas saj. Ata që vepruan kështu ishin çifutët dhe të ngjashmit me ta.“…dhe as në rrugën e të humburve” - Rruga e Drejtë nuk është as ajo që ndoqën të humburit, ata të cilët e braktisën dhe e shpërfillën të vërtetën nga padituria dhe përhumbja e tyre, siç ishin të krishterët dhe të ngjashmit me ta.Disa dobi nga kjo sureKjo sure, edhe pse e shkurtër, ka përmbledhur mes rreshtave të saj atë që asnjë sure në Kur’ân nuk e ka sjellë në këtë mënyrë. Ajo ka përmendur dhe sqaruar të trija llojet e teuhidit, që janë:1. Teuhidi rububije (ose njësimin e Zotit në veprat e posaçme të Tij, për sa u përket çështjeve të krijimit, sundimit dhe përkujdesjes së Tij ndaj krijesave), të cilin e kuptojmë nga fjala e Allahut të Madhëruar: “Zoti i botëve” (Rabil âlemîn).2. Teuhidi uluhije, ose njësimi i Zotit i shprehur në adhurimet që kryejnë krijesat. Kjo kuptohet në ajet nga fjala Allâh, që në kuptimin e saj gjuhësor do të thotë “i Adhuruar”, si edhe nga pjesa: “Vetëm Ty të adhurojmë”.3. Teuhidi esmau ue sifat, ose njëshmëria e Allahut në meritimin e emrave dhe atributeve të Tij absolute. Me fjalë të tjera, ky lloj teuhidi konsiston në pohimin apo pranimin e faktit që Allahu i Lartësuar është i emërtuar me emrat më të bukur dhe është i cilësuar me atributet më absolute, të cilat Ai i ka pohuar për Vetveten dhe të cilat i ka deklaruar për Të Profeti (a.s) i Tij. Ky pohim bëhet ashtu siç është, larg çdo keqinterpretimi dhe pa u përpjekur të mohohet ndonjë prej këtyre emrave apo cilësive të Tij. Më qartë, ai bëhet duke u larguar nga mohimi i plotë i cilësive (teaŧîl), ose nga krahasimi i tyre me cilësitë e krijesave (temthîl), ose nga përngjasimi, përafrimi apo shëmbëllimi me diçka tjetër (teshbîh). Për këtë, sikurse dhe u përmend, tregon fjala ‘ĥamd’ dhe kuptimet e saj.Gjithashtu, kjo sure dëshmon për vërtetësinë e institucionit të profetësisë, gjë të cilën e kuptojmë nga pjesa: “Na udhëzo në Rrugën e Drejtë”, sepse udhëzimi në Rrugën e Drejtë nuk mund të arrihet pa ekzistencën e profetëve, pa të zgjedhurit e Zotit dhe pa shpalljet hyjnore. Kjo sure flet edhe për shpërblimin e llogarinë që i pret krijesat për veprat që kanë kryer. Ky kuptim merret nga fjala e Allahut të Madhëruar: “Mâliki jeumiddîn” (Sunduesit të Ditës së Gjykimit). Kjo llogari e asaj dite do të jetë me drejtësi, sepse fjala ‘din’ do të thotë ‘shpërblim me drejtësi’. Surja tregon bindshëm besimin e drejtë në fushën e (kaderit) përcaktimit të Allahut, duke pohuar faktin që robi është i lirë të veprojë, ndryshe nga çka thonë grupet e humbura, të ashtuquajtura Xhebrie apo Kaderie, të cilët ose e zhveshin robin nga çdo lloj përgjegjësie dhe mundësie veprimi, ose i japin atij pavarësi, mundësi dhe fushë veprimi absolute, të pavarur prej dëshirës dhe vullnetit suprem të Allahut të Madhëruar. Në këtë sure kundërshtohen të gjitha grupet e humbura, gjë që shfaqet në pjesën: “Na udhëzo në Rrugën e Drejtë”. Rruga e drejtë nënkupton dy shtylla parimore: njohjen e së vërtetës dhe punën sipas kësaj të vërtete, dhe dihet se çdo grup i humbur është i tillë, sepse ka neglizhuar njërën prej këtyre dy shtyllave të rëndësishme. Kjo sure nxit, gjithashtu, edhe sinqeritetin në adhurimin ndaj Allahut dhe në kërkimin e ndihmës e të mbështetjes vetëm prej Tij. Kjo kuptohet nga fragmenti: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë”.