Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · Az-Zukhruf
Surah 43

Az-Zukhruf

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 58

وَقَالُوٓا۟ ءَأَـٰلِهَتُنَا خَيْرٌ أَمْ هُوَ ۚ مَا ضَرَبُوهُ لَكَ إِلَّا جَدَلًۢا ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ خَصِمُونَ 58

dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” Ata e thanë këtë veçse për polemikë, sepse ata janë njerëz ngatërrestarë. -Domethënë, nëse adhurimi i Isait, ashtu sikurse edhe i idhujve tanë, është i ndaluar, atëherë pse ai duhet të jetë më i mirë se idhujt tanë? Nëse idhujt tanë dhe ne do të jemi në Zjarr, po kështu duhet të ndodhë edhe me Isain. Por nëse pretendon se Isai është nga robërit e mirë të Zotit, që do të kenë përfundim të mirë, atëherë këtë duhet ta pranosh edhe për idhujt tanë. Ose, në të kundërt, ke rënë në kundërshtim me veten. Atëherë, nëse vërtetohet që ke rënë në kundërshtim me veten, kjo tregon se argumentet që ti përdor janë të gjitha të papranueshme, prandaj duhen hedhur poshtë.” Ky ishte, pra, “zbulimi” i tyre gjenial, me të cilin ata u gëzuan. Por ky lloj arsyetimi ishte nga më të dobëtit e bërë ndonjëherë, dhe lavdia i takon vetëm Allahut për këtë libër që na ka dhënë, i cili sqaron gjithçka! Në këtë temë duhen dalluar dy çështje. Së pari, është e ndaluar të adhurohet çdo gjë apo çdokush tjetër, veç Allahut. Kjo do të thotë që Allahu i Madhëruar i ka konsideruar njëlloj të ndaluar si adhurimin e idhujve, ashtu edhe adhurimin e Isait (a.s.). Ky është gjykim gjithëpërfshirës, sepse adhurimi është e drejtë dhe meritë vetëm e Allahut, Krijuesit dhe Zotit të gjithësisë, të Vetëm e të Pashoq, dhe e askujt tjetër. Asnjë lloj krijese nuk meriton asnjë grimë adhurimi, as melekët e afërt të Zotit, as profetët e Tij dhe askush tjetër. Kjo është çështja e parë, që duhet kuptuar mirë. Së dyti, Isai (a.s.) ishte profet dhe rob i zgjedhur i Allahut të Lartësuar. Kështu, gjykimi dhe vlerësimi për të nuk ka asnjë lidhje me faktin se ai adhurohet veç Allahut. Këto janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme dhe pa lidhje me njëra-tjetrën. Ata të adhuruar që do të digjen në Zjarr bashkë me adhuruesit e tyre janë ata që e kanë pëlqyer këtë gjë për vete ose që e kanë miratuar nga ana e tyre. Ndërsa Isai ishte, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: