Al-Alaq
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
ٱقْرَأْ وَرَبُّكَ ٱلْأَكْرَمُ 3 ٱلَّذِى عَلَّمَ بِٱلْقَلَمِ 4 عَلَّمَ ٱلْإِنسَـٰنَ مَا لَمْ يَعْلَمْ 5
Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi(njeriun)të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. -Allahu është i cilësuar dhe emërtuar me cilësitë dhe emrat më të lartë. Bamirësia dhe bujaria e Tij janë të pakufishme dhe të gjera. Prej bujarisë së Allahut është edhe dija që i dhuron njeriut dhe aftësia për ta shkruar këtë dije. Allahu i Lartësuar e nxjerr njeriun nga barku i nënës, dhe në këtë gjendje njeriu është tërësisht i paditur. Por është Allahu i Madhëruar dhe Bujar që e pajis atë me aftësinë për të parë, për të dëgjuar, për të arsyetuar e gjykuar. Është Allahu i Lartësuar Ai që ia lehtëson njeriut rrugët dhe mundësitë e diturisë dhe zhvillimit. Allahu i mësoi njeriut Kur'anin dhe Urtësinë Profetike. Ai i mësoi njeriut të shkruarit, nëpërmjet të cilit njeriu mund të ruajë diturinë dhe ta transmetojë ndër breza. Nëpërmjet shkrimit ruhen të pandryshuara të drejtat dhe detyrimet. Shkrimi është zëdhënësi më i mirë, në pamundësinë e të folurit. I Lavdëruar qoftë Allahu për të gjitha këto mirësi të mrekullueshme, për të cilat njeriu kurrë nuk do të mundë që ta lavdërojë Zotin e tij ashtu si e meriton dhe kurrë nuk do të mund t’i shprehë Atij mirënjohjen e plotë. Është përsëri Allahu i Madhëruar Ai që i begaton krijesat me pasuri, por njeriu, për shkak të natyrës së tij të prirur drejt injorancës dhe padrejtësisë, e sheh veten si të pavarur, prandaj i kalon kufijtë dhe i shkel të drejtat: