Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Al-Ghaashiya
Sura ta 88

Al-Ghaashiya

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Ayoyi 2–3

وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ خَـٰشِعَةٌ 2 عَامِلَةٌ نَّاصِبَةٌ 3

Atë Ditë sheh fytyra të tmerruara, të lodhura e të rraskapitura. -Në Ditën e Gjykimit do të ketë fytyra, të cilat Zoti i përshkruan me dy cilësi: Së pari, ato do të jenë të tmerruara dhe të dërrmuara nga poshtërimi, turpi dhe nënçmimi. Së dyti, ato do të jenë të lodhura dhe të rraskapitura nga ndëshkimi. Lodhja dhe vuajtja do të mbërthehen në fytyrat e tyre, të cilat do të mbulohen nga Zjarri përvëlues. Ky ishte njëri nga mendimet e komentuesve të Kur'anit rreth kuptimeve të këtij ajeti. Të tjerë shpjegojnë se Ditën e Gjykimit do të ketë fytyra që, edhe pse në jetën e dynjasë janë përpjekur e lodhur me adhurime të shumta, ato do të jenë përsëri të tmerruara dhe të poshtëruara, sepse atyre do t’u mungojë kushti i domosdoshëm që i bën adhurimet të pranueshme dhe të shpërblyeshme nga Zoti: imani i saktë dhe i drejtë. Për këtë arsye, veprat dhe adhurimet e tyre do të shndërrohen në pluhur. Shpjegimi i dytë, edhe pse mund të jetë i saktë nga ana e kuptimit, nuk mund të thuhet se mbështetet nga konteksti. Prandaj mendimi më i saktë, madje i padiskutueshëm, është ai i pari. Këtë e përforcon edhe fakti se qëllimi i këtyre ajeteve është një përshkrim i përgjithshëm i gjendjes së banorëve të Zjarrit. Kufizimi i këtij përshkrimi vetëm për një kategori të caktuar nuk ka mbështetje në fakte. Në këtë mënyrë, ai do të vlente vetëm për një pjesë të vogël të banorëve të Zjarrit. Nga ana tjetër, saktësinë e mendimit të parë e mbështet edhe fakti se këto ajete flasin thjesht për gjendjen e njerëzve në momentin kur ata i përfshin tmerri i asaj dite, pa cilësuar ndonjë gjë prej jetës së tyre në dynja.