Al-Anfaal
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِن تَتَّقُوا۟ ٱللَّهَ يَجْعَل لَّكُمْ فُرْقَانًا وَيُكَفِّرْ عَنكُمْ سَيِّـَٔاتِكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ۗ وَٱللَّهُ ذُو ٱلْفَضْلِ ٱلْعَظِيمِ 29
O ju që keni besuar! Nëse tregoni devotshmëri ndaj Allahut, Ai do t’ju mundësojë të dalloni të vërtetën, do t’jua mbulojë të këqijat dhe do t’jua falë gjynahet. Allahu është Zoti i mirësive të pafund. -Devotshmëria ndaj Zotit është rruga e lumturisë dhe e fitimit të çdo mirësie. Ajo është mundësia e vetme e shpëtimit nga çdo e keqe. Me devotshmërinë ndaj Allahut janë lidhur ngushtë dhe ndërtohen shumë mirësi. I Madhëruari na tregon se për atë që tregohet i devotshëm ka katër premtime, çdonjëri prej të cilëve është më i mirë se e gjithë bota dhe ç’ka në të. Së pari, atij do t’i jepet ‘el furkan’, domethënë dituria dhe udhëzimi, nëpërmjet të cilëve robi arrin të dallojë qartë rrugën e drejtë nga rruga e humbjes, të vërtetën nga gënjeshtra dhe hallallin nga harami. Së dyti dhe së treti përfiton faljen e të këqijave dhe mbulimin e gjynaheve. Nëse në një kontekst përmendet vetëm njëra fjalë, ‘të këqija’ ose ‘gjynahe’, atëherë ajo përfshin dhe nënkupton edhe tjetrën. Por nëse përmenden të dyja në një kontekst, atëherë me termin “të këqija” nënkuptohen gjynahet e vogla, ndërsa fjala “gjynahe” nënkupton gjynahet e mëdha. Kështu, atyre që përpiqen dhe arrijnë devotshmërinë u premtohen falje dhe mbulim i gjynaheve të vogla dhe të mëdha. Së katërti, u premtohet shpërblim i madh dhe mirësi të shumta. Kështu do të shpërblehen ata që i japin përparësi kënaqësisë dhe porosive të Allahut, kundrejt kënaqësive vetjake e dëshirave pa fre.