Al-Insaan
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
إِنَّ ٱلْأَبْرَارَ يَشْرَبُونَ مِن كَأْسٍ كَانَ مِزَاجُهَا كَافُورًا 5
S’ka dyshim se të devotshmit do të pinë në kupa, që kanë pije të përzier me kafur, ... -Do të shijojnë pije të këndshme, të përzier me kafur, i cili shërben për ta freskuar ose zbutur shijen e saj. Kafuri i Xhenetit është shumë i shijshëm, i këndshëm dhe i pastër nga çdo element turbullues, që zakonisht gjendet në kafurin e dynjasë. Megjithatë, asgjë nga mangësitë e sendeve të dynjasë nuk ekziston në sendet që Zoti ka treguar se do të jenë në Xhenet, edhe pse mund të kenë të njëjtin emër. Kështu, për shembull, kur përshkruan vendpushimet e banorët e Xhenetit, i Madhëruari thotë: “Ata qëndrojnë mes lotusve pa gjemba, bananeve me fruta palë-palë, nën hije të gjera, pranë një uji që rrjedh, mes frutave të shumëllojshme, që as nuk mbarohen, as nuk janë të ndaluara.” [Uakia 28 - 33]. Ndërsa kur përshkruan mirësitë dhe gratë e tyre në Xhenet, i Madhëruari thotë: “Përgëzoji ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, se do të kenë Xhenete, në të cilat rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Të tilla mirësi na janë dhuruar edhe më parë”. Atyre u dhurohen mirësi të ngjashme dhe atje do të kenë bashkëshorte të pastra. Ata do të jenë atje (në Xhenet) përjetësisht.”. [Bekare 25]. Ose: “Për ta është përgatitur Vendi i Paqes pranë Zotit të tyre. Ai është Miku i tyre, për ato vepra që ata bënë.”. [En’am 127]. Vetëm Allahu i Lartësuar e di realitetin e kënaqësive dhe të lumturisë së shpirtrave në Xhenet. Ai thotë: “(Allahu do tu thotë): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka pse të frikësoheni e as pse të brengoseni! Atyre që besuan shpalljet Tona dhe ishin muslimanë (të nënshtruar ndaj Zotit)do t'u thuhet: "Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, për tu gëzuar!" Aty do t’u shërbejnë me enë e kupa të arta. Aty ka çdo gjë që shpirti e dëshiron dhe syri e pëlqen. Aty do të jeni të përjetshëm. Ky është Xheneti që ju dhurua për veprat që keni bërë. Aty keni plot fruta, nga të cilat do të hani!” [Zuhruf 68 – 73].Një burim me ujë në xhennet qëpërdoret për ti dhënë pijeve aromë dhefreski.