Al-An'aam
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
وَمَا قَدَرُوا۟ ٱللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِۦٓ إِذْ قَالُوا۟ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَىٰ بَشَرٍ مِّن شَىْءٍ ۗ قُلْ مَنْ أَنزَلَ ٱلْكِتَـٰبَ ٱلَّذِى جَآءَ بِهِۦ مُوسَىٰ نُورًا وَهُدًى لِّلنَّاسِ ۖ تَجْعَلُونَهُۥ قَرَاطِيسَ تُبْدُونَهَا وَتُخْفُونَ كَثِيرًا ۖ وَعُلِّمْتُم مَّا لَمْ تَعْلَمُوٓا۟ أَنتُمْ وَلَآ ءَابَآؤُكُمْ ۖ قُلِ ٱللَّهُ ۖ ثُمَّ ذَرْهُمْ فِى خَوْضِهِمْ يَلْعَبُونَ 91
Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu si e meriton kur thanë: “Allahu nuk i shpalli gjë askujt” -Ky është një poshtërim dhe qortim i rëndë për jehudët dhe idhujtarët që mohuan Shpalljen, duke pretenduar se Allahu kurrë nuk i ka shpallur ndonjë gjë njerëzve. Kush thotë të tilla fjalë, nuk e ka vlerësuar Allahun ashtu si i takon madhështisë së Tij. Ky është një cenim i urtësisë së Allahut. Ky është, gjithashtu, një pretendim i paturpshëm se Allahu i ka lënë robërit e Tij të çoroditur, të paudhëzuar dhe pa i urdhëruar e ndaluar, pa u vendosur kufij e ligje, që duhet t’u përmbahen e t’i zbatojnë. Këto fjalë janë shprehje e mosmirënjohjes për mirësinë më të madhe që Ai u dhuroi njerëzve - Shpalljen e Tij. Shpallja është e vetmja rrugë për njerëzit që të arrijnë lumturinë, nderin dhe fitoren në çdo aspekt. E ku ka cenim më të madh dhe shpifje më të shëmtuar sesa të pretendosh se Zoti kurrë nuk u ka shpallur gjë njerëzve?! Duke i bërë të kuptojnë kotësinë dhe pavërtetësinë e fjalëve të tyre dhe të pranojnë atë që edhe vetë ata e besojnë, Allahu thotë:Thuaj: “Kush e zbriti Librin, me të cilin erdhi Musai - një dritë e udhërrëfyes për njeriun? Por ju e keni bërë atë të shpërndarë në fletë(të veçanta), duke shfaqur disa prej tyre, por duke fshehur një pjesë të madhe të tyre.” -Kush e shpalli Teuratin e madh? Kush e bëri atë dritë, që largon errësirat e injorancës? Kush e bëri atë udhëzim, që të shpëton nga humbja dhe devijimi? Kush e bëri atë udhëzues për në rrugën e drejtë, me dijen e saktë dhe veprat që urdhëron të zbatohen? Teurati është një libër, që u bë i famshëm në botë dhe që mbushi mendjet dhe zemrat e njerëzve. Por njerëzit filluan ta kopjonin atë nëpër fletë, pra, filluan të fusnin duart e ta manipulonin ashtu si donin. Atë që u përshtatej dëshirave të tyre e shfaqnin, ndërsa atë që binte ndesh me dëshirat e tyre e fshihnin, dhe kjo ka ndodhur shpesh dhe gjatë gjithë historisë.“Juve ju mësua ajo që nuk e dinit - as ju e as prindërit tuaj.” -Prej këtij libri, ju dhe paraardhësit tuaj mësuat shumë gjëra që nuk i dinit. Pasi t'i pyesësh ata se kush e shpalli Teuratin, këtë libër madhështor dhe të dobishëm, atëherë ti thuaju:“Allahu”. Pastaj, lëri ata të zhyten në kotësinë e tyre. -Allahu është Ai që e zbriti Shpalljen. Me këtë përgjigje zbardhet plotësisht e vërteta, aq sa të padrejtëve nuk u mbetet më asnjë justifikim. Pasi t’u japësh këtë përgjigje, atëherë lëri të luajnë dhe të koten në humbjen ku janë zhytur, derisa të vijë Dita e Premtuar.