Al-An'aam
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
وَقَالُوا۟ لَوْلَآ أُنزِلَ عَلَيْهِ مَلَكٌ ۖ وَلَوْ أَنزَلْنَا مَلَكًا لَّقُضِىَ ٱلْأَمْرُ ثُمَّ لَا يُنظَرُونَ 8
Ata thonë: “Përse të mos zbresë së bashku me atë një melek? -Në formë polemike të padrejtë dhe për arrogancë, ata thonë: “Pse të mos vinte së bashku me Muhamedin (a.s)ndonjë melek, që ta ndihmonte dhe mbështeste atë në rrugën e tij?” Sipas tyre, Muhamedi (a.s)ishte thjesht një njeri, dhe Shpallja e Zotit duhet të përcillej vetëm prej melekëve. Por Allahu i Madhëruar, duke shprehur mëshirën dhe butësinë e Tij ndaj krijesave, na bën të ditur se është zgjedhja më e mirë dhe urtësi e Tij që profetë bëri njerëzit. Besimi tek ata duhet të jetë me dituri, me vetëdije e qartësi. Duke dërguar njerëz si profetë, dallohet ai që beson të fshehtën nëpërmjet diturisë dhe shenjave të tjera, nga ai që nuk e beson të fshehtën për shkak të shpërfilljes së diturisë dhe mospasimit të saj. Më pas, i Lartësuari thotë:Nëse Ne do të zbrisnim një melek, çështja do të merrte fund dhe atyre nuk do t’u jepej afat. -Nëse do të dërgonim si profet një melek, imani i njerëzve nuk do të ngrihej mbi diturinë dhe bindjen rreth argumenteve hyjnore. Ata nuk do të konsideroheshin si besimtarë të së fshehtës, por si njerëz që besojnë diçka të dukshme, gjë e cila nuk vlen. Kjo do të ndodhte nëse do të supozonim se ata do të besonin, ndonëse ata përsëri nuk do të besonin, por do të trillonin çdo lloj justifikimi. Atëherë, pas mosbesimit të tyre, çështja do të merrte fund. Ndëshkimi do t’u vinte menjëherë, pa patur më ndonjë afat. Ky ka qenë rregulli i Zotit me ata që kanë kërkuar shenja ose mrekulli të caktuara për të besuar, dhe pastaj nuk kanë besuar. Kësisoj, dërgimi i profetëve-njerëz ishte zgjedhja më e mirë dhe më e dobishme sesa ajo që ata kërkonin. Allahu i Madhëruar e dinte më mirë se çfarë ishte më e vlefshme për ta. Pa dyshim, zgjedhja e Tij për njerëzit është gjithmonë më e buta, më e mira, më e dobishmja dhe më e mëshirshmja. Ai i afatizon mohuesit, që të reflektojnë dhe të kthehen nga rruga e gabuar në rrugën e drejtë të mëshirës dhe mirësisë, dhe kjo, sigurisht që është më e mirë dhe më e dobishme për ta. Kërkesa e tyre për zbritjen e një meleku ishte më e keqe për ta, nëse do ta dinin. Por edhe nëse Zoti do t’ua zbriste ndonjë melek, ata nuk do të kishin aftësinë dhe mundësinë ta përballonin takimin me të. Ata kurrë nuk do të mund të përballeshin me një melek, me ato pak fuqi të tyre, të cilat përfundimisht do të faniteshin. Prandaj i Madhëruari thotë: