Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Al-Ahqaf
Sura ta 46

Al-Ahqaf

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 8

أَمْ يَقُولُونَ ٱفْتَرَىٰهُ ۖ قُلْ إِنِ ٱفْتَرَيْتُهُۥ فَلَا تَمْلِكُونَ لِى مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًٔا ۖ هُوَ أَعْلَمُ بِمَا تُفِيضُونَ فِيهِ ۖ كَفَىٰ بِهِۦ شَهِيدًۢا بَيْنِى وَبَيْنَكُمْ ۖ وَهُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ 8

Ose thonë: “Ai(Muhammedi) e ka trilluar vetë atë.” -Ata pretendojnë se Kur'anin e trilloi vetë Muhamedi (a.s), domethënë se nuk është Shpallje e Zotit? Për t’iu kundërvënë këtij pretendimi, Allahu i Lartësuar e udhëzon të Dërguarin e Vet të thotë:Ti thuaju: “Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni asnjë mundësi që të më mbroni prej Allahut.” -Mendohuni pak! Allahu ka dijeni të plotë për pretendimin tuaj. Si është e mundur që Ai nuk më ndëshkon për trillimin tim, sikurse pretendoni ju? A mund të më mbroni ju nga Zoti, nëse Ai dëshiron të më ndëshkojë? Po nëse Ai dëshiron të më mëshirojë, vallë, a mund ta pengoni ju mëshirën e Tij?Ai është më i Dituri për të gjitha shpifjet tuaja rreth tij (Kur'anit). -Nëse unë do të isha trillues ndaj Allahut, Ai do të më ndëshkonte me fuqinë e Tij dhe do të ma këpuste arterien e zemrës sime. Ai do të jepte një ndëshkim, që do ta vërente dhe do ta dinte çdokush, sepse trillimi ndaj Tij dhe shtirja si i dërguar i Tij është krimi më i madh ndaj Zotit dhe shpifja më e dënueshme. Më pas, duke i ftuar që të pendohen për armiqësinë ndaj të vërtetës dhe për refuzimin me inat të saj, Allahu i Madhëruar udhëzon e thotë:Por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai është Falësi i Madh e Mëshirëplotë.! -Pendohuni tek Ai dhe ndaluni nga ato gjëra që veproni dhe trilloni! Nëse pendoheni sinqerisht tek Zoti, Ai do t’jua pranojë pendimin dhe do t’ju mëshirojë, duke ju dhënë sukses të bëni të mira dhe duke ju dhururuar për to shpërblime të shumta e të mëdha.