Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Al-Ahqaf
Sura ta 46

Al-Ahqaf

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 4

قُلْ أَرَءَيْتُم مَّا تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَرُونِى مَاذَا خَلَقُوا۟ مِنَ ٱلْأَرْضِ أَمْ لَهُمْ شِرْكٌ فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ ۖ ٱئْتُونِى بِكِتَـٰبٍ مِّن قَبْلِ هَـٰذَآ أَوْ أَثَـٰرَةٍ مِّنْ عِلْمٍ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ 4

Thuaju atyre: “A nuk i shihni ata që i lusni në vend të Allahut?..." -Fol me ata që, në vend të Allahut, adhurojnë idhuj, të cilët nuk bëjnë as dëm e as dobi, nuk japin jetë e nuk e marrin atë, idhuj që nuk mund të ringjallin për të marrë në llogari. Fol me ta, duke u shpjeguar pafuqinë dhe pamundësinë e këtyre idhujve, si dhe faktin se ata nuk meritojnë aspak të adhurohen.“Më tregoni, çfarë kanë krijuar ata në Tokë? Apo, vallë, kanë marrë pjesë në krijimin e qiejve?!” -A kanë krijuar idhujt tuaj ndonjë gjë në madhështinë e qiejve dhe të Tokës? Vallë, ata i kanë krijuar malet e i kanë bërë lumenjt të rrjedhin?! Ata i kanë krijuar kafshët dhe i kanë shpërndarë në tokë?! Apo mos kanë ndihmuar ndopak në krijimin e diçkaje tjetër?! Asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Vetë ata e pranojnë se i vetmi Krijues është Allahu. Atëherë, njëshmëria e Tij në krijimin, furnizimin, sundimin dhe mbretërimin në këtë gjithësi tregon se Ai është dhe duhet të jetë i vetëm edhe në meritën e adhurimit. Ky është një argument logjik i thjeshtë dhe i pakundërshtueshëm. Pas këtij argumenti logjik, i Lartësuari flet edhe për argumente tekstuale, që flasin për njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit:“Më sillni ndonjë libër tjetër para këtij ose ndonjë gjurmë diturie (nga Zoti), nëse flisni të vërtetën!” -Kuptimi: Sillni një libër të shpallur nga Zoti, që fton për idhujtari! Ose sillni ndonjë argument tekstual të ardhur nga profetët, që të urdhërojë për diçka të tillë! Sigurisht, idhujtarët nuk kanë asnjë mundësi që të sjellin argumente nga Zoti ose nga profetët, për idhujtarinë që praktikojnë. Përkundrazi, të gjithë profetët, pa përjashtim, i kanë ftuar popujt e tyre në njësimin e Zotit në adhurim dhe i kanë ndaluar ata nga idhujtaria, me të gjitha format e saj. Madje, këto ishin porositë më të mëdha dhe më të rëndësishme që ata u sollën popujve nga Zoti i tyre, sikurse thotë i Madhëruari: “Ne çuam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni shejtanëve (adhurimit të tyre)!” Por pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që merituan të mbeten në humbje. Pra, udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve!” [Nahl 36]. Çdo profet i tha popullit të vet: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, (që meriton të adhurohet). Unë kam frikë për ju dënimin e një Dite të madhe.” [El ea’raf 59]. Nga të gjitha këto kuptohet se, argumentimi i idhujtarëve për të mbrojtur idhujtarinë e tyre është i padrejtë dhe i pabazuar, qoftë në logjikë, qoftë në fakte tekstuale nga profetët. Bazat ku ata mbështeten janë thjesht paragjykime e hamendësime të kota ose arsyetime të dobëta dhe të sëmura. Kotësinë e pretendimeve të tyre e sheh edhe te aktiviteti që bëjnë. Shih, gjithashtu, edhe idhujt, të cilëve iu përkushtohen: vallë, a i ndihmojnë për ndonjë të mirë apo a i ruajnë dot nga ndonjë e keqe, në dynja ose në ahiret?! Prandaj thotë i Madhëruari: