Al-Ghaafir
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ وَٱلْأَحْزَابُ مِنۢ بَعْدِهِمْ ۖ وَهَمَّتْ كُلُّ أُمَّةٍۭ بِرَسُولِهِمْ لِيَأْخُذُوهُ ۖ وَجَـٰدَلُوا۟ بِٱلْبَـٰطِلِ لِيُدْحِضُوا۟ بِهِ ٱلْحَقَّ فَأَخَذْتُهُمْ ۖ فَكَيْفَ كَانَ عِقَابِ 5
Përpara tyre, mohuan populli i Nuhut dhe ata që erdhën pas. -I Madhëruari i kërcënon ata që polemizojnë e hedhin poshtë Shpalljet dhe faktet e Tij, se do t’i ndëshkojë, ashtu siç bëri me popujt e mëparshëm, si me popullin e Nuhut (a.s.), të Adit dhe të tjerë që erdhën pas tyre, të cilët i dolën para të vërtetës, për ta hedhur poshtë atë. Ata qëndruan në anën e së kotës, për ta mbështetur dhe shfaqur atë para njerëzve, për t’i nxitur ata që ta pranojnë atë. Përplasjet e dy grupacioneve arritën deri aty, sa armiqtë e së vërtetës tentuan që të vrisnin profetët e Zotit:Të gjithë këta u përpoqën ta asgjësonin të Dërguarin e vet dhe polemizonin me të me kotësira, nëpërmjet të cilave synonin të zhduknin të Vërtetën ... -Kjo tregon për ashpërsinë e përplasjes mes së vërtetës dhe të kotës dhe për egërsinë e mohuesve ndaj së vërtetës. Aq e madhe ishte urrejtja e tyre për të vërtetën, saqë ata përndoqën, luftuan dhe u përpoqën të vrisnin edhe profetët, që janë njerëzit më të mirë, ata që sjellin nga Zoti të vërtetën e qartë. Ata të verbër e të vetëmashtruar zgjodhën të hidhnin poshtë të vërtetën dhe të torturonin e vrisnin profetët. Atëherë, a nuk meriton kjo humbje e poshtërsi shpagim tjetër veç ndëshkimit më të madh, nga i cili nuk shpëton më kurrë? Duke treguar ndëshkimin e tyre në këtë jetë dhe në tjetrën, i Madhëruari thotë:... prandaj Unë i ndëshkova ata, por a e dini ju si ishte ai ndëshkim? -Allahu i ndëshkoi ata për organizimin e tyre kundër së vërtetës dhe për mohimin e padrejtë të saj. Ai thotë: “Por a e dini ju si ishte ai ndëshkim?” Në fakt, Ai ishte ndëshkim shumë i rëndë. Në dynja, Allahu i Madhëruar i ka ndëshkuar popujt nëpërmjet ndonjë ushtime të fuqishme, ose me ndonjë rrebesh gurësh nga qielli, ose ka urdhëruar Tokën që t’i përpijë ata, ose duke urdhëruar detin që t’i përmbytë etj., duke i shndërruar të gjithë ata në kufoma.