Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Az-Zumar
Sura ta 39

Az-Zumar

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 71

وَسِيقَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِلَىٰ جَهَنَّمَ زُمَرًا ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا فُتِحَتْ أَبْوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَآ أَلَمْ يَأْتِكُمْ رُسُلٌ مِّنكُمْ يَتْلُونَ عَلَيْكُمْ ءَايَـٰتِ رَبِّكُمْ وَيُنذِرُونَكُمْ لِقَآءَ يَوْمِكُمْ هَـٰذَا ۚ قَالُوا۟ بَلَىٰ وَلَـٰكِنْ حَقَّتْ كَلِمَةُ ٱلْعَذَابِ عَلَى ٱلْكَـٰفِرِينَ 71

Allahu është Ai që i krijoi të gjitha krijesat dhe kujdeset për furnizimin dhe administrimin e punëve të tyre. Kjo është e përbashkët për të gjitha krijesat. Ata janë të njëjtë në këtë dynja në aspektin e krijimit, furnizimit dhe administrimit. Edhe në Ditën e Gjykimit, të gjitha krijesat do të ringjallen dhe do të dalin para Zotit, por Zoti do të bëjë dallimin mes tyre në shpërblimet që do t'u japë. Ai gjykon me drejtësi mes tyre, prandaj ashtu siç janë të ndryshëm në dynja, në lidhje me besimin ose mohimin e Tij, ashtu do të shpërblehen ndryshe në Ditën e Gjykimit. Nuk janë njëlloj atë ditë besimtari e jobesimtari, i devotshmi e keqbërësi e gjynahqari.Jobesimtarët do të sillen në Xhehenem turma-turma. -Ata do të shtyhen me forcë për në Xhehenem duke u goditur me shkopinj që shkaktojnë dhimbje nga zebanitë e ashpër të Xhehenemit. Ata shtyhen dhe goditen për t'u futur në burgun më të tmerrshëm. Ai është Xhehenemi, vendi ku janë bashkuar më të dhimbshmet dënime të çdo lloji dhe vendi ku është mbledhur çdo dëshpërim dhe dhimbje shpirtërore. Atje largohet nga shpirti çdo lloj gëzimi Allahu thotë: "Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit, të cilët, të zhytur në gënjeshtra, argëtohen. Ditë, kur me rrëmbim, do tërhiqen për në zjarrin e Xhehenemit." [Tur 11 - 13.] Edhe pse ata përpiqen të mos hyjnë, do të shtyhen me forcë në të. Allahu i Madhëruar na njofton se "Jobesimtarët do të sillen në Xhehenem turma-turma." Pra, grupe-grupe, të ndarë nga njëri tjetri. Çdo grup përbëhet nga njerëz që i kanë pasur punët të ngjashme me njëri-tjetrin. Çdo grup mallkon tjetrin dhe distancohen nga njëri tjetri.Kur mbërrijnë atje, dyert e tij hapen dhe roja e tij do të thotë: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t'jua përcillnin shpalljet e Zotit tuaj dhe t'ju paralajmëronin për takimin tuaj në këtë ditë?!” -Kur të mbërrijnë para dyerve të Xhehenemit, "...dyert e tij hapen...", për t'i pritur dhe përgatitur hyrjen në të. Në atë kohë, "...roja e tij do t’u thotë..” Ai do t’u drejtohet me fjalë torturuese, për t’i "uruar mirëseardhjen" në dëshpërimin e përjetshëm dhe dënimin e pafund, duke i qortuar e poshtëruar për ato vepra të këqija, që janë bërë shkak të hyjnë në Xhehenem. Ata u thonë: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t'jua përcillnin shpalljet e Zotit tuaj." Pra, a nuk ju erdhën profetë nga mesi juaj, nga lloji juaj, që t'ua njihnit besnikërinë dhe sinqeritetin? A nuk ju dha mundësia që të merrnit mësime dhe të kuptonit mesazhin prej tyre?! A nuk jua lexuan mesazhin e Zotit, që sqaronte të vërtetën e sigurt me argumentet më të qarta dhe të sigurta?! A nuk ju erdhën paralajmërues, që "...t'ju paralajmëronin për takimin tuaj në këtë ditë?" Kjo duhet t'ju bënte ju që të nënshtroheshit dhe të pasonit rrugën e tyre dhe të ruheshit nga dënimi i Allahut dhe tmerri i kësaj dite! Ju duhet të përpiqeshit për t'u pajisur me takua, për të qenë nga të shpëtuarit dhe të ruajturit. Por gjendja juaj ishte e kundërt.Ata do të thonë: “Po,(patën ardhur)”. -Në këto momente, kur janë para hyrjes, ata do t'i pranojnë gjynahet dhe mohimin e tyre dhe do të pranojnë se nuk kanë asnjë justifikim para Zotit. Ata do të thonë: “Po. Profetët e Zotit na erdhën me shpallje dhe argumente të qarta, duke na e sqaruar dhe kumtuar plotësisht të vërtetën. Ata na paralajmëruan dhe kërcënuan për këtë ditë.”Por vendimi për dënimin e jobesimtarëve tashmë është bërë realitet. -Për shkak se ata refuzuan besimin e vërtetë, dënimi u bë i meritueshëm dhe i pashmangshëm. Kështu do të përfundojë çdokush që mohon shpalljet e Allahut dhe i refuzon ato me forcë. Kështu do t'i pranojnë gjynahet e tyre, duke mos patur asnjë arsyetim para Zotit.