Az-Zumar
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
وَلَقَدْ أُوحِىَ إِلَيْكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلْخَـٰسِرِينَ 65
Ty, dhe atyre (që u dërguan) para teje, të është shpallur se: “Nëse do t'i bëje shok Allahut, veprat e tua do të asgjësoheshin dhe ti do të ishe prej të humburve.” -Shirku i asgjëson të gjitha punët. Ai shkatërron gjendjen e njeriut, dhe ky mesazh u është dhënë të gjithë profetëve të Zotit. Në suren En'am, pasi përmend një numër profetësh, Allahu i Madhëruar thotë: "Ky është udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij. Nëse do të bënin idhujtari, atëherë do të asgjësohej çdo vepër e tyre." [En'am 88]. Dhe nëse të asgjësohen të gjitha veprat, atëherë "do të jesh prej të humburve." Pra, nga ata që shkatërrojnë fenë dhe ahiretin e tyre. Me shirk shkatërrohen punët dhe bëhet i meritueshëm ndëshkimi i përjetshëm dhe zemërimi i Zotit.