Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Al-Qasas
Sura ta 28

Al-Qasas

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 83

تِلْكَ ٱلدَّارُ ٱلْـَٔاخِرَةُ نَجْعَلُهَا لِلَّذِينَ لَا يُرِيدُونَ عُلُوًّا فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا فَسَادًا ۚ وَٱلْعَـٰقِبَةُ لِلْمُتَّقِينَ 83

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi për Karunin dhe pasuritë e shumta që i ishin dhënë dhe na tregoi përfundimin e hidhur ku e çoi vetëkënaqësia dhe mosmirënjohja. Ai na tregoi se dijetarët dhe të urtët, në lidhje me Karunin dhe pasurinë e tij, thanë: "Shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira...". Në vijim, Allahu i Lartësuar na inkurajon që të punojmë për ahiretin dhe na mëson rrugët se si arrihet shpërblimi i ahiretit. Ai thotë:Botën tjetër(Xhenetin)Ne do t'ua japim atyre që nuk e duan mendjemadhësinë e as të këqijat në tokë. -Ahireti është bota tjetër dhe shpërblimi i madh që Zoti ka premtuar në të dhe për të cilin na ka njoftuar mes profetëve dhe shpalljeve. Ai na ka njoftuar se në ahiret ka mbledhur çdo mirësi e bukuri dhe ka larguar prej atje çdo ligësi e lodhje. Ai na njofton se atë vend të bukur do ta bëjë vendqëndrim të përhershëm për një kategori njerëzish: "Ne do t'ua japim atyre që nuk e duan mendjemadhësinë e të këqijat në tokë." Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar thotë se ata as që nuk e dëshirojnë padrejtësinë e mendjemadhësinë, e jo më ta kryejnë. Dëshirat, synimet, qëllimet dhe planet e tyre janë të lidhura ngushtë me Allahun, me drejtësinë e bamirësinë. Jo vetëm që nuk e duan padrejtësinë, arrogancën e tiraninë ndër njerëz, por synojnë mirësinë, modestinë, rregullimin dhe mirësinë për robërit e Zotit. Ata duan të vërtetën dhe janë të nënshtruar të punojnë sipas saj dhe për të. Ata synojnë ahiretin dhe i sheh gjthmonë të sillen me modesti e mirësjellje me robërit e Zotit. Ata i janë nënshtruar të vërtetës dhe bëjnë vetëm punë të mira. Këta janë të devotshmit, të cilëve do t’u takojë përfundimi më i mirë:Fundi i mirë u takon atyre që i frikësohen Allahut. - Këta të zgjedhur do të fitojnë çdo mirësi e do të shpëtojnë nga çdo e keqe, dhe kjo do të vazhdojë t’i shoqërojë gjithmonë ata, sepse ata iu frikësuan zemërimit dhe dënimit të Zotit, duke përmbushur mirësitë e Tij. Ndërsa të tjerët, edhe pse mund të ndodhë që të arrijnë ndonjë prestigj dhe rehati, ato i kanë të përkohshme dhe nuk zgjasin shumë. Nga ajeti kuptohet se ata që duan arrogancën dhe shkatërrimin në tokë nuk kanë për të pasur pjesë të mirash në jetën tjetër. Në ajetet në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon për shumëfishimin e mirësive nga ana e Tij dhe për drejtësinë e Tij absolute. Ai thotë: