Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Al-Anbiyaa
Sura ta 21

Al-Anbiyaa

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 44

بَلْ مَتَّعْنَا هَـٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمْ حَتَّىٰ طَالَ عَلَيْهِمُ ٱلْعُمُرُ ۗ أَفَلَا يَرَوْنَ أَنَّا نَأْتِى ٱلْأَرْضَ نَنقُصُهَا مِنْ أَطْرَافِهَآ ۚ أَفَهُمُ ٱلْغَـٰلِبُونَ 44

Ne u dhamë atyre dhe paraardhësve të tyre jetë të gjatë e mirësi të shumta. –Ne u shtuam pasurinë dhe pasardhësit, u dhamë jetë të gjatë, prandaj ata u përhumbën dhe u harruan me kënaqësitë e kësaj jete. Kjo i shpërqendroi nga qëllimi përse u krijuan, dhe kjo u zgjati për shumë kohë. Zemrat iu ngurtësuan dhe ata shkuan shumë larg duke shkelur kufijtë e Zotit. Mosbesimi iu ashpërsua dhe mosmirënjohja iu rrit. Por nëse ata hedhin shikimin në botën rrotull tyre, do të shohin veçse shkatërrim e vdekje dhe do të dëgjojnë zërat e përvuajtur të atyre që qajnë për të vdekurit. Breza të tërë të humbur njëri pas tjetrit. Vdekja u zuri pritë në rrugë për t’ua marrë shpirtrat. Prandaj Zoti, duke ua vënë në dukje këtë dukuri, thotë:A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë ca nga ca tokën nga anët e saj? -Toka sa vjen e ngushtohet me vdekjen e banorëve të saj dhe zhdukjen e popujve njëri pas tjetrit, derisa Allahu të trashëgojë gjithçka të saj, sepse Ai është Trashëgimtari më i mirë. Nëse njerëzit do të shihnin ç'ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë rreth e rrotull tyre, nuk do të vazhdonin të qëndronin në gjendjen e tyre të mosbesimit e padrejtësive.Atëherë, mos vallë ata do të dalin të fituar? -A kanë mundësi ata të shpëtojnë nga kaderi i Zotit? A kanë mundësi që t’i shmangen vdekjes apo ta ndalojnë atë? Atëherë, përse mashtrohen nga jeta e kësaj bote, sado e gjatë të jetë ajo? A mund t’i shmangen të dërguarit Tonë (Melekut të vdekjes), kur të vijë që t’u marrë shpirtin? Ata do të dorëzohen menjëherë, pa pasur forcë të bëjnë as rezistencën më të vogël kundrejt tij.