Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Al-Anbiyaa
Sura ta 21

Al-Anbiyaa

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 3

لَاهِيَةً قُلُوبُهُمْ ۗ وَأَسَرُّوا۟ ٱلنَّجْوَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ هَلْ هَـٰذَآ إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ ۖ أَفَتَأْتُونَ ٱلسِّحْرَ وَأَنتُمْ تُبْصِرُونَ 3

Zemrat e tyre kanë devijuar nga e vërteta. -Zemrat e tyre janë tërësisht të përkushtuara pas plotësimit të kënaqësive të kësaj jete. Ata harrohen në dëfrime dhe epshe, në punë të kota dhe fjalë të ulëta. Prej tyre kërkohet tërësisht e kundërta. Ata duhet të jenë të përkushtuar me zemër në çështjen e adhurimit të Zotit. Ata duhet të dëgjojnë Shpalljen e Zotit me vëmendje dhe me dëshirën për të kuptuar mesazhet e saj. Me trupin e tyre, ata duhet të nxitojnë të nënshtrohen dhe të adhurojnë Zotin e tyre, sepse për këtë gjë janë krijuar. Ata janë krijuar që të adhurojnë Zotin si Një të vetëm, me mënyrën që Ai ua tregon në Shpallje përmes profetëve dhe janë porositur që gjithmonë ta kujtojnë Ditën e Kijametit, ditën kur do të bëhet llogaria e veprave të tyre dhe shpërblimi me drejtësi. Në këtë mënyrë do t’u rregullohet gjendja do t’u përmirësohen veprat. Për ajetin: “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre“ janë dhënë dy shpjegime. Sipas shpjegimit të parë, umeti ynë është i fundit dhe Muhamedi (a.s) është Profeti i fundit. Në këtë umet do të ndodhë Kijameti. Pra, kuptimi është ky: është afruar shumë koha e ndodhisë së Kijametit, në krahasim me popujt e shkuar. Profeti (a.s) ka thënë: “Unë dhe Kijameti jemi renditur si këta dy gishta”, duke treguar gishtin tregues dhe tjetrin pas tij.” Sipas shpjegimit të dytë, qëllimi me “afrimin e llogarisë” është vdekja. Kush vdes, në fakt, i ka filluar kijameti. Ai tashmë ka hyrë në jetën e llogarisë dhe të shpërblimit. Dhe është vërtet për t’u habitur me njerëzit që po u afrohet vdekja, ndërsa ata vazhdojnë të jenë shpërfillës ndaj saj. Kjo është gjendja e të gjithë njerëzve, përveç atyre që Zoti i ka futur nën kujdesin e Tij të veçantë, të cilët përgatiten për udhën e gjatë pas vdekjes.Keqbërësit duke biseduar fshehtas, thonë: “A mos është ky (Muhammedi)më shumë se njeri, siç jeni edhe ju?" -Në këto ajete, Allahu i Madhëruar na tregon bisedat e fshehta që bënin mohuesit mes njëri-tjetrit. Ata, të mbushur me inat e padrejtësi, thoshin lloj-lloj shpifjesh për të mohuar Profetin (a.s). Kështu, ata thanë se Muhamedi ishte thjesht një njeri, njëlloj si të tjerët. Atëherë, pse ta dëgjonin dhe t’i bindeshin?! Ai, sipas tyre, nuk kishte asgjë të veçantë. Ai thjesht donte që të shquhej më shumë dhe të dilte udhëheqës, prandaj njerëzit nuk duhej ta besonin. Ata thoshin se ishte magjistar dhe se Kur'ani ishte një magji, prandaj nuk duhej t’i afroheshe fare, por t’i rrije sa më larg. Ata thoshin gjithashtu:"A do të shkoni te magjia e tij me sy hapur?” - Mendoni pak! Ata i thoshin këto fjalë, edhe pse e dinin shumë mirë se ai ishte Profet i Allahut dhe prej tij panë shenja e mrekulli të shumta, madje më shumë se prej çdo profeti tjetër. Ata e refuzuan dhe e mohuan, sepse ishin arrogantë, kryeneçë, inatçorë e të padrejtë. Allahu i di të gjitha bisedat e tyre të fshehta dhe do t’i shpërblejë ashtu siç e meritojnë: