Al-Baqara
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ يَكْتُبُونَ ٱلْكِتَـٰبَ بِأَيْدِيهِمْ ثُمَّ يَقُولُونَ هَـٰذَا مِنْ عِندِ ٱللَّهِ لِيَشْتَرُوا۟ بِهِۦ ثَمَنًا قَلِيلًا ۖ فَوَيْلٌ لَّهُم مِّمَّا كَتَبَتْ أَيْدِيهِمْ وَوَيْلٌ لَّهُم مِّمَّا يَكْسِبُونَ 79
Atëherë, mjerë për ata që, me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është prej Allahut...”, -Allahu i Lartësuar i kërcënon ata që i ndryshojnë, i tjetërsojnë ose që i keqinterpretojnë librat e Zotit, dhe ua përcjellin njerëzve si të vërteta nga Allahu i Lartësuar. Ata u thonë njerëzve: “Ky libër është shpallur prej Allahut.” Kështu, ata shfaqin të gabuarën dhe fshehin të vërtetën. Po çfarë i shtyu të veprojnë në këtë mënyrë? Thotë i Lartësuari:…për të arritur ndonjë fitim të paktë. -E gjithë dynjaja, nga fillimi deri në fund, vlen shumë pak, por ata e përdorin të kotën dhe gënjeshtrën si kurth dhe si mjet për të përfituar padrejtësisht nga pasuritë e njerëzve. Kësisoj, ata u bëjnë padrejtësi njerëzve në dy drejtime: duke u tjetërsuar e shkatërruar fenë dhe duke i penguar nga rruga e vërtetë, nga njëra anë, dhe duke ua zhvatur pasurinë, nga ana tjetër. Madje, kjo mënyrë e marrjes së pasurisë është nga më të shëmtuarat. Ajo është shumë herë më e madhe se vjedhja e zakonshme. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar u bën atyre dy kërcënime:Mjerë për ata, për çka shkruajnë me duart e tyre! -Pra, mjerë ata për mashtrimin, duke ndryshuar, keqinterpretuar dhe tjetërsuar fjalët e Allahut.Mjerë për ata, për çka fitojnë! -Pra, mjerë ata, për pasurinë e fituar në mënyrë pa të drejtë. Fjala ‘uejl’ nënkupton ashpërsinë e ndëshkimit dhe të dëshpërimit që i pret ata. Ky është vërtet një kërcënim i frikshëm dhe i ashpër. Shejhu i Islamit Ibn Tejmije, pasi përmend këto ajete (nr. 75-79), thotë: “Allahu i Madhëruar i ka qortuar dhe u ka tërhequr vërejtjen atyre që i ndryshojnë dhe i tjetërsojnë kuptimet e fjalëve të Allahut. Këtu përfshihen edhe ata që përpiqen t’i japin Kur’ânit dhe fjalëve të Profetit (a.s) kuptime të kota, që ata vetë i kanë sajuar, pa bazë të qëndrueshme. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar qorton nëpërmjet këtyre ajeteve edhe ata që nuk kuptojnë asgjë prej Librit. Këtu përfshihen edhe ata që nuk meditojnë rreth ajeteve kur’ânore, por që vetëm i lexojnë dhe i këndojnë ato. Në këtë qortim përfshihen edhe ata që shkruajnë vetë libra, në të cilët kundërshtohet Libri i Allahut, me qëllimin që të fitojnë diçka nga kjo dynja. Jo vetëm kaq, por ata pretendojnë se ajo çfarë shkruhet në librat e tyre është e vërteta prej Allahut, është ligji i Zotit dhe feja e pranuar prej Tij. Ata mëtojnë se në librat e tyre paraqitet kuptimi i saktë i Librit të Allahut dhe i Sunetit të Profetit (a.s), ose kuptimi i drejtë që patën selefët dhe imamët e mëdhenj të këtij umeti. Ata pretendojnë, gjithashtu, se shkrimet e tyre paraqesin themelet e fesë, të cilat duhet të besohen dhe pasohen nga të gjithë. Në këto ajete përfshihen edhe ata që i fshehin argumentet që gjejnë në Kur’ân dhe në Sunetin e Profetit (a.s), me qëllimin që të mos ua mundësojnë kundërshtarëve që t’i përdorin si argumente kundër tyre rreth së vërtetës. Këto cilësi gjenden të spikatura më shumë te pasuesit e egove dhe të ideve boshe, sikurse janë rafidi-të (sufitë, shiitët etj.), por ka të tillë edhe shumë dijetarë të fikh-ut.”