Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sura ta 2

Al-Baqara

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 137

فَإِنْ ءَامَنُوا۟ بِمِثْلِ مَآ ءَامَنتُم بِهِۦ فَقَدِ ٱهْتَدَوا۟ ۖ وَّإِن تَوَلَّوْا۟ فَإِنَّمَا هُمْ فِى شِقَاقٍ ۖ فَسَيَكْفِيكَهُمُ ٱللَّهُ ۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ 137

Kështu, nëse ata do të besojnë siç besoni ju, … -Kuptimi: Nëse ithtarët e Librit do të besonin në të njëjtën mënyrë siç besuat edhe ju, ata do të ishin të udhëzuar drejt. Nëse ata do të besonin të gjithë profetët, të gjithë librat e Zotit dhe, në mënyrë të veçantë, sikur të besonin Muhamedin (a.s.) dhe Kur’ânin; pra, nëse ata do t'i dorëzoheshin dhe nënshtroheshin vetëm Allahut, Një të vetëm dhe të Pashoq dhe nuk do të bënin asnjë dallim mes profetëve të Allahut, atëherë për ta do të thuhej me të drejtë se:…atëherë do të jenë në rrugën e drejtë. -Pra, do të konsideroheshin të udhëzuar në rrugën e drejtë. Vetëm kjo është rruga që të çon në Kopshtet e mirësive. Me fjalë të tjera, ata nuk kanë asnjë mundësi tjetër të gjejnë udhën e saktë, përveçse duke ndjekur mënyrën e besimit që ka umeti i fundit (muslimanët). Ata thonë: “Bëhuni çifutë ose të krishterë, që të gjeni rrugën e drejtë!”. Por ky pretendim hidhet poshtë, sepse ‘udhëzim’ quhet vetëm pranimi i dijes së saktë, të vërtetë dhe të sigurt, i shoqëruar me punën sipas asaj që ajo dikton. Kësisoj, e kundërta e udhëzimit shfaqet në dy forma: me mospranim të dijes së saktë, të vërtetë dhe të sigurt, dhe me moszbatim të asaj çfarë dikton kjo dije e saktë. Këto janë dhe shkaqet e fjalëve dhe veprave të tyre kontradiktore. Ata gjithmonë janë në kundërshti me njëri-tjetrin, madje edhe me vetveten. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Por nëse refuzojnë, atëherë ata gjithmonë do të jenë kundërshtarë.”. -Nëse ata i kthejnë shpinën udhëzimit, me të dyja mënyrat e lartpërmendura, atëherë ata do të jenë gjithnjë të zhytur në kontradikta pa fund e pa krye.ata gjithmonë do të jenë kundërshtarë -Domethënë, do të jenë kundër së vërtetës, kundër Allahut dhe kundër Profetit të Tij. Ky lloj pozicionimi i tyre shoqërohet gjithmonë me një armiqësi të ashpër, e cila i nxit ata vazhdimisht që të tallen me figurën e Profetit (a.s). Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar premton se do ta ruajë Profetin dhe figurën e tij të nderuar, të respektuar e të dashur.Por Allahu ju mjafton kundër tyre. Ai dëgjon dhe di gjithçka. -Pra, Allahu i Lartësuar do të jetë i mjaftueshëm kundër çdo përpjekjeje të tyre për të ulur figurën e Profetit, të nxitur nga pozicionimi i tyre i keq, në anën e kundërt të udhëzimit. Allahu i Lartësuar është i mjaftueshëm, sepse Ai është El semiu Gjithëdëgjuesi, që dëgjon të gjitha zërat e krijesave, në çfarëdo gjuhe të thuhen, për të gjitha nevojat që paraqesin, dhe Ai është El alimu i Gjithëdituri, që di gjithçka: të fshehtat dhe të shfaqurat. Në fakt, Allahu i Lartësuar e mbajti premtimin e Tij dhe e ndihmoi Profetin e Tij kundër çdo armiku që qëndronte me palën tjetër. Shumë prej tyre u vranë dhe shumë u dëbuan. Secili mori atë që meritonte. Kjo është një mrekulli e Kur’ânit, sepse Allahu i Lartësuar ka lajmëruar për diçka para se ajo të ndodhte, dhe ngjarja ka ndodhur pikërisht ashtu sikurse është paralajmëruar.