Al-Baqara
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
وَلَمَّا جَآءَهُمْ رَسُولٌ مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٌ لِّمَا مَعَهُمْ نَبَذَ فَرِيقٌ مِّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَـٰبَ كِتَـٰبَ ٱللَّهِ وَرَآءَ ظُهُورِهِمْ كَأَنَّهُمْ لَا يَعْلَمُونَ 101
Kur atyre u erdhi një i Dërguar prej Allahut, si vërtetues i asaj që ata kishin, … -Kuptimi: Kur atyre u shkoi Profeti i nderuar, me këtë Libër të madh, që vërtetonte dhe argumentonte tekstet që gjendeshin në duart e tyre, ata e mohuan dhe refuzuan ta pasonin, duke pretenduar se besonin vetëm Shkrimet e tyre. Por vetë mospranimi i Librit të Allahut nga ana e tyre e përgënjeshtronte qëndrimin që ata mbanin, madje tregonte edhe mohimin e Shkrimeve të tyre, sikurse e thamë më lart.… një grup prej tyre e flakën pas shpine Librin e Allahut, sikur të ishte diçka për të cilën s'dinin gjë. -Pra, me mohimin e Kur’ânit, ata e hodhën pas shpine Librin e Allahut, duke treguar mospërfillje ndaj tij. Thënia e Allahut të Lartësuar: “… sikur të ishte diçka për të cilën s'dinin gjë.”, tregon se sa i shëmtuar dhe sa pa vend ishte ky refuzim i tyre. Ata vepruan njëlloj sikurse ata që nuk kishin aspak dije rreth librave të shpallur nga Allahu. Madje gjendja e tyre ishte më e mjerë se e të tjerëve, të cilët mohuan pa dije. Pas këtij veprimi, ata nuk mund të pretendonin se rruga që ndiqnin ishte e mbështetur në tekste hyjnore, sepse mohimi i Kur’ânit nënkuptonte dhe mohimin e asaj pjese të vërtetë që gjendej në librat e tyre. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë ka vendosur në gjithësi një rregull të pakthyeshëm dhe të pandryshueshëm, që tregon urtësinë e Tij të madhe. Sipas këtij rregulli, çdokush që e braktis ose e hedh poshtë atë gjë që i bën dobi, ose që i ka të gjitha mundësitë që të përfitojë prej saj, por nuk përfiton, atëherë ky njeri do të sprovohet duke u bërë që të angazhohet me diçka tjetër, që, në fakt, i bën dëm. Sipas këtij rregulli të urtë, çdokush që e braktis adhurimin e Rrahmanit (Allahut), ai patjetër do të adhurojë tjetërkë veç Tij. Kush e braktis dhe nuk e kultivon dashurinë për Allahun, shpresën dhe frikë-respektin për Të, atëherë domosdo që zemra e tij do të mbushet me dashurinë për dikë tjetër veç Tij. Ajo zemër do të shpresojë diçka tjetër veç Allahut dhe do të frikësohet prej çdo gjëje tjetër veç Allahut. Po ashtu, ai që nuk e shpenzon pasurinë e tij për t'iu bindur Allahut dhe për të arritur kënaqësinë e Tij, do ta shpenzojë atë në rrugën e Shejtanit, në bindjen dhe nënshtrimin ndaj tij. Kush nuk i përulet Allahut, Zotit të tij, sigurisht që ka për t’u nënshtruar para krijesave. Dhe në fund, ai që e braktis të vërtetën, do të sprovohet duke ndjekur të kotën. E njëjta gjë ndodhi me këta çifutë. Kur ata e braktisën Librin e Allahut (në kohën e tyre), u sprovuan duke pasuar atë që sollën shejtanët në kohën e Sulejmanit: ata filluan të ushtronin magjinë.