Yunus
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ لِقَآءَنَا وَرَضُوا۟ بِٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَٱطْمَأَنُّوا۟ بِهَا وَٱلَّذِينَ هُمْ عَنْ ءَايَـٰتِنَا غَـٰفِلُونَ 7
Ata të cilët nuk e shpresojnë takimin Tonë,... -Ata nuk shpresojnë mirësitë në takimin me Allahun, i cili është gjëja më e mrekullueshme që mund të shpresohet. Madje, ata kthejnë shpinën dhe e mohojnë këtë takim, ku shpresohet shpërblimi i Allahut.që janë të kënaqur me jetën e kësaj bote dhe kanë gjetur prehje në të, -Ata i japin përparësi jetës së kësaj bote kundrejt jetës tjetër. Përveç kësaj: "dhe kanë gjetur prehje në të." Kështu, ata i kushtohen tërësisht jetës në këtë botë, të cilën e konsiderojnë si të vetmin qëllim të tyre. Ata rendin vetëm për përmbushjen e kënaqësive të përkohshme të kësaj dynjaje dhe grumbullimin e stolive të saj mashtruese, pa pyetur se me çfarë rruge i fitojnë ato, hallall apo haram. Ata vrapojnë të harruar pas dëshirave nga çdo drejtim që u vijnë ato dhe pas çdo joshje që i tërheq. Ata i shterojnë të gjitha dëshirat, qëllimet, ëndrrat, motivet, planet dhe veprat e tyre veçse në funksion të kësaj bote dhe kënaqësive të saj, duke pandehur se janë krijuar për të qëndruar përjetësisht këtu, a thua se kjo dynja nuk ka për të mbaruar për ta. Po a nuk është kjo botë një vendkalim i përkohshëm, në të cilin udhëtari furnizohet për rrugën e gjatë drejt vendit të përjetësisë e pafundësisë? A nuk e dinë ata të mjerë se drejt asaj përjetësie kanë udhëtuar të parët dhe të fundit? Për mirësitë dhe kënaqësitë e ahiretit janë përmalluar dhe kanë udhëtuar të zgjedhurit, që Zoti i inspiroi për udhën drejt Tij dhe i zgjodhi për veten e Tij. Si mund të mendojnë për këtë udhëtim të gjatë të dashuruarit pas kësaj bote, e cila do të fanitet e zhduket me gjithë stolitë e saj mashtruese? Ata janë tejet të pavëmendshëm dhe shpërfillës ndaj ajeteve dhe Shpalljes së Zotit, prandaj nuk mund ta gjejnë rrugën e Tij. Ai thotë:... si dhe ata që janë indiferentë ndaj argumenteve tona, -Ata nuk përfitojnë nga ajetet kuranore dhe as nga shenjat madhështore të shfaqura në krijimin e Zotit, në horizont dhe në veten e tyre. Ai që i kthen shpinën Shpalljes dhe argumenteve të Zotit, ai e ka zhytur dhe harruar vetveten në pakujdesi të thellë dhe kurrë nuk mund të gjejë udhëzimin drejt të cilit fton ai argument.