Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Yunus
Sura ta 10

Yunus

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 4

إِلَيْهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا ۖ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقًّا ۚ إِنَّهُۥ يَبْدَؤُا۟ ٱلْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ لِيَجْزِىَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ بِٱلْقِسْطِ ۚ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَهُمْ شَرَابٌ مِّنْ حَمِيمٍ وَعَذَابٌ أَلِيمٌۢ بِمَا كَانُوا۟ يَكْفُرُونَ 4

Vetëm tek Ai do të jetë kthimi juaj. Premtimi i Allahut është i vërtetë. -Ky është një premtim i pakthyeshëm dhe i sigurt. Allahu do t'ju tubojë të gjithëve pas vdekjes një ditë të caktuar, që është Dita e Ringjalljes dhe e llogarisë me drejtësi. Mendohuni me kujdes në këtë premtim dhe në madhështinë e pushtetin e Atij që e ka dhënë! Allahu i lartësuar thotë:Ai e filloi krijimin e pastaj e rikthen atë(pas vdekjes),... -Kjo është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar. Ai që ka pushtetin për ta filluar krijimin nga hiçi është i plotpushtetshëm edhe ta ribëjë atë. Çdokush që beson se Zoti ka krijuar gjithçka dhe pastaj mohon faktin që Ai mund t'i ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre, është thjesht kryeneç e kokëfortë, që këmbëngul në inatin dhe mosbesimin e Tij. Këta janë njerëz të pamend, që mohojnë dy mundësi të njëjta, madje mohojnë ekzistencën e asaj që është më e thjeshta ndër dy rastet e ngjashme. Ky është një argument shumë i thjeshtë logjik për të besuar ringjalljen. Pastaj i Lartësuari sjell edhe argument tekstual, kur thotë: "Premtimi i Allahut është i vërtetë." Ky është një premtim i vërtetë i dhënë nga Krijuesi, që patjetër do të realizohet. Ajo është koha kur çdokush do të marrë atë që meriton. I Lartësuari thotë:... për t’i shpërblyer ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me drejtësi. -Këta i hapën zemrat e tyre sinqerisht, për t'i mbushur me imanin e pastër dhe korrekt që Zoti ka urdhëruar. Ata nuk besuan thjesht me fjalë goje dhe pretendime boshe, por e përkthyen besimin në vepra të mira dhe në një model jetese sipas tij. Ata kryen veprat e mira të urdhëruara nga Zoti, të detyrueshme qofshin apo të pëlqyeshme. Ata do t’i shpërblejë i Lartësuari, sikurse thotë: "bil kist", pra, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij të madhe. Ai do t’i shpërblejë për imanin korrekt, të pastër dhe të sinqertë dhe për veprat e tyre të mira dhe të sinqerta. Ai do t’u dhurojë një shpërblim, që - ashtu sikurse i ka njoftuar adhuruesit e Tij të sinqertë, - syri nuk e ka parë, as veshi e ka dëgjuar dhe askush nuk mund ta imagjinojë apo përfytyrojë dot nga krijesat. Atje do të kenë çdo gjë që ua kënaq shpirtin, syrin, trupin dhe zemrën.Ndërsa për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin(besimin e drejtë). -Ata që i mohuan shpalljet e Zotit, duke i konsideruar ato si mashtrime e trillime, ata që refuzuan të pasojnë të dërguarit e Zotit dhe udhëzimin e sjellë prej tyre, ata do të kenë: "…pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin (besimin e drejtë)." Pra, ujë të përvëluar, që ua përcëllon fytyrat dhe ua shkrin e copëton zorrët. Veç kësaj, ata do të kenë edhe shumë dënime të tjera të dhimbshme të Xhehenemit. Të gjitha këto i merituan, për shkak të kufrit të tyre, domethënë të mohimit të Zotit dhe shfrenimit në padrejtësi e mosbindje. Allahu i Lartësuar nuk u bën asnjë padrejtësi, por janë ata që i kanë bërë vetes së tyre padrejtësi.