An-Nisaa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَٰلَهُمْ رِئَآءَ ٱلنَّاسِ وَلَا يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَلَا بِٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ ۗ وَمَن يَكُنِ ٱلشَّيْطَـٰنُ لَهُۥ قَرِينًا فَسَآءَ قَرِينًا ۳۸
As ata që japin nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës dhe që nuk besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit. -Pra, ata që e shpenzojnë pasurinë me qëllim që njerëzit t’i shohin, t’i lavdërojnë dhe t’i respektojnë; ata që nuk e besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, pra, që shpenzimet dhe sadakatë e tyre nuk burojnë nga besimi në Zotin dhe nuk nxiten nga shpresa për shpërblimin e Tij. Këta janë pikërisht hapat e Shejtanit, në të cilët ai i fton pasuesit e tij. Ai nxit për shtirje dhe mendjemadhësi, për mosbesim dhe mungesë sinqeriteti, për mohim të Ditës së Llogarisë dhe Shpërblimit, që pasuesit e tij të bëhen banorë të Zjarrit. Kështu, ata që veprojnë të tilla gjëra janë të nxitur nga i mallkuari, të cilit ata i binden. Ai qëndron gjithmonë pranë tyre dhe i shtyn për vepra të këqija dhe arrogancë. Shejtani është vërtet një shok shumë i keq, siç thotë i Lartësuari:Ai që e bën shok Shejtanin,(le ta dijë se) ai është shok i tmershëm. -Nuk ka mik më të keq sesa ai që dëshiron të shkatërrojë pasuesit e vet dhe që përpiqet pa pushim për këtë qëllim. Kështu, ata që meritojnë ndëshkimin janë ata që tregohen koprracë me pasurinë, begatitë dhe diturinë që u ka falur Zoti, si dhe ata që e shpenzojnë këtë pasuri, dije ose energji për hir të idhujve të tyre. Të gjithë këta janë gjynaqarë, të pabindur ndaj Zotit, prandaj meritojnë ndëshkimin e Tij. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar t’i bindemi dhe t’i plotësojmë porositë e Tij me sinqeritet për Të, sikurse thuhet në këtë ajet: “Ata nuk qenë urdhëruar për gjë tjetër, përveçse që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë e me përkushtim ndaj Tij duke qenë besimdrejtë (hunefae), si dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.” [Bejjine, 3]. Kushtet që një vepër apo adhurim të pranohet nga Zoti janë: sinqeriteti në adhurim dhe pasimi rigoroz i porosive të Zotit. Prandaj i Lartësuari na nxit pikërisht për këto kushte, duke thënë: