An-Nisaa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
ٱلَّذِينَ يَبْخَلُونَ وَيَأْمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلْبُخْلِ وَيَكْتُمُونَ مَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ ۗ وَأَعْتَدْنَا لِلْكَـٰفِرِينَ عَذَابًا مُّهِينًا ۳۷
As ata që janë koprracë ose që i urdhërojnë të tjerët për koprraci, ose ata që i fshehin të mirat që u ka dhënë Allahu nga Bujaria e Tij. -Ata tregojnë koprraci dhe nuk u japin njerëzve atë që e kanë detyrë t’ua japin, madje i urdhërojnë ata për koprraci. Ata i nxisin edhe të tjerët, me fjalë dhe me vepra, për të qënë koprracë, duke u bërë vetë si shembulli i tyre i keq. Këta e fshehin prej njerëzve diturinë që u ka falur Zoti. Ata fshehin dijen nëpërmjet së cilës mund të udhëzohen të humburit, dijen nga e cila mund të mësojnë të paditurit. Madje, jo vetëm që e fshehin të vërtetën dhe dijen e dobishme, por ata u shfaqin dhe ua zbukurojnë të kotën njerëzve, duke i penguar ata nga e drejta dhe e vërteta. Kështu, të tillë njerëz kanë këto cilësi të ulta:1. Ata janë koprracë me pasurinë e tyre dhe nuk i plotësojnë detyrimet ndaj të tjerëve.2. Ata janë koprracë me dijen e tyre, duke mos e përcjellë dijen nëpërmjet së cilës njerëzit mund të udhëzohen në rrugën e drejtë.3. Ata e kanë çuar veten drejt shkatërrimit dhe punojnë për devijimin dhe shkatërrimin edhe të të tjerëve.Këto janë cilësi të mohuesve, prandaj Allahu i Lartësuar i quan ata “mohues” kur thotë:Për mohuesit Ne kemi përgatitur dënim poshtërues. -Ata tregohen arrogantë me njerëzit, ata nuk plotësojnë detyrimet ndaj Zotit, ata madje pengojnë edhe të tjerët të plotësojnë detyrimet, prandaj, për të gjitha këto arsye, ata meritojnë dënim poshtërues. E lus Allahun e Madhëruar të na ruajë nga çdo e keqe! Më pas, Allahu i Lartësuar flet për ata që japin nga pasuria e vet me mendjemadhësi dhe për t’u dukur, jo të nxitur prej besimit të sinqertë: