An-Najm
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَمَا يَنطِقُ عَنِ ٱلْهَوَىٰٓ 3 إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْىٌ يُوحَىٰ 4
Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij. -Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo që thotë është Shpallje nga Zoti. Ai ndjek veçse Shpalljen hyjnore, e cila përmban udhëzimin e drejtë dhe siguron arritjen e devotshmërisë për ata që e zbatojnë. Ky ajet tregon se edhe Suneti i Profetit (a.s.), ashtu sikurse Kur'ani, është shpallje nga Zoti i Madhëruar, ashtu sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Po të mos ishte Mirësia e Allahut dhe Mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të kishin tentuar të të devijonin. Por ata nuk devijojnë asnjë, veç vetes së tyre, dhe nuk mund të të dëmtojnë ty aspak. Allahu të shpalli ty Librin dhe Urtësinë e të mësoi atë që nuk e dije. Mirësia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe.” [Nisa 113.] Ajeti, gjithashtu, tregon se Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga gabimet apo devijimet, kur bëhej fjalë për transmetimin e qartë të Shpalljes dhe Ligjit nga Allahu i Lartësuar, sepse në ajet thuhet se ai nuk fliste nga mendja e vet apo sipas dëshirës së tij, por ai ishte transmetues besnik dhe korrekt i Shpalljes së Zotit. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend mësuesin që ia mësoi Kur'anin Profetit (a.s.). Ai është Xhibrili (a.s.) më i miri, më i forti dhe më i përkryeri i melekëve. Allahu i Lartësuar thotë: