Skip to content
Tafsir As-Saadi · An-Najm
Sūrah 53

An-Najm

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 2

مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمْ وَمَا غَوَىٰ 2

...se shoku juaj nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar! -Betimi bëhet për të treguar se Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga devijimet, qoftë në dituri apo në qëllime. Profeti (a.s.) ishte i udhëzuar nga Zoti me diturinë që Ai i dhuroi, ashtu siç ishte dhe udhëzues për të tjerët. Nga ajeti kuptojmë, gjithashtu, se qëllimet e këtij Profeti ishin shumë të larta. E si të mos ishin të tilla, kur ato bazoheshin në Shpalljen e të Gjithëditurit Mëshirëplo-të?! Ai synonte që ta udhëzonte umetin e tij në rrugën më të mirë dhe më të lehtë drejt Zotit të tyre. Ndryshe është gjendja e ftuesve në rrugët e humbjes, dituria e të cilëve është e prishur, e keqe dhe qëllimet e tyre janë të frikshme. Allahu i Lartësuar thotë: “sahibukum” - “shoku juaj” për të kujtuar faktin që ai ishte një njeri i njohur mes tyre, të cilit ata ia njihnin prejardhjen fisnike, ashtu si edhe sinqeritetin apo besnikërinë e tij. Ata e kuptonin shumë mirë se ai ishte njeri i udhëzuar. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt kur thotë: