Skip to content
Tafsir As-Saadi · Fussilat
Sūrah 41

Fussilat

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 3

كِتَـٰبٌ فُصِّلَتْ ءَايَـٰتُهُۥ قُرْءَانًا عَرَبِيًّا لِّقَوْمٍ يَعْلَمُونَ 3

Një Libër, ajetet e të cilit janë shpjeguar me hollësi, një Kur'an në arabisht ... -Kur'ani ka shtjelluar dhe sqaruar çdo çështje në mënyrë të plotë. Ajeti tregon se sqarimi i çështjeve të përmendura në këtë libër është i tërësishëm, duke përmendur çdo element të nevojshëm për të treguar vërtetësinë e gjërave. Gjithashtu, Kur'ani është në arabisht, me një gjuhë të pastër, të qartë e të plotë.... për njerëzit që kuptojnë,. - Ashtu sikurse janë të qarta fjalët dhe shprehjet e Kur'anit, po ashtu janë të qarta edhe kuptimet e përnxjerra prej tij. Në këtë mënyrë, ata që dinë do të mund të dallojnë udhën e drejtë nga e gabuara ose të vërtetën nga e kota. Ndërsa për injorantët, ky libër nuk bën dobi, por përkundrazi, ua shton humbjen, devijimin dhe verbërinë. Nga fjala e Zotit përfitojnë të diturit, ndërsa mohuesit e të padrejtët nuk përfitojnë prej saj, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Nuk ka dyshim se për ata që mohojnë Besimin, është njëlloj: i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. Allahu ua ka vulosur zemrat dhe të dëgjuarit e tyre dhe në shikimet e tyre ka perde. Ata do të kenë dënim të madh.” [Bekare 6 - 7].