Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
لَّيْسَ عَلَيْكَ هُدَىٰهُمْ وَلَـٰكِنَّ ٱللَّهَ يَهْدِى مَن يَشَآءُ ۗ وَمَا تُنفِقُوا۟ مِنْ خَيْرٍ فَلِأَنفُسِكُمْ ۚ وَمَا تُنفِقُونَ إِلَّا ٱبْتِغَآءَ وَجْهِ ٱللَّهِ ۚ وَمَا تُنفِقُوا۟ مِنْ خَيْرٍ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنتُمْ لَا تُظْلَمُونَ 272
Nuk është detyrë e jotja udhëzimi i tyre. Është Allahu që udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai do. -Allahu i Lartësuar, duke iu drejtuar Profetit të Tij, i thotë se udhëzimi i krijesave për të besuar apo jo, nuk është në kompetencën e tij. Detyra e një Profeti është thjesht përcjellja dhe sqarimi i të vërtetës. Ndërsa udhëzimi i tyre, që të besojnë apo jo, është në dorën e Zotit. Ky ajet mbështet qëndrimin se lejohet që sadakatë t'u jepen edhe jomuslimanëve, domethënë atyre që ende nuk janë udhëzuar të kuptojnë dhe të besojnë, sepse, më tej, Allahu i Lartësuar thotë:Çfarëdo të mire që të jepni, e keni për veten tuaj. Por çdo gjë ta jepni veçse për hir të Allahut... -Pra, çfarëdo lloj të mire që të shpenzoni, të madhe apo të vogël, që ua jepni muslimanëve apo jomuslimanëve, mirësia e saj kthehet tek ju. Pra, ajeti nuk e përcakton që sadakatë duhet t’u jepen vetëm muslimanëve, por ai është gjithëpërfshirës. Në fakt, Allahu i Lartësuar na tregon këtu për sadakatë e besimtarëve, të cilët japin veçse për një qëllim të caktuar - që të kënaqin Allahun e Lartësuar, sepse besimi i tyre i pengon ata që të kenë ndonjë qëllim tjetër veç këtij. Besimi i tyre i detyron ata që të jenë të sinqertë e të pastër....sepse çdo të mirë që ju jepni do t’ju kompensohet në mënyrë të plotë, pa ju cenuar aspak -Shpërblimin për çdo bamirësi tuajën do ta gjeni të plotë Ditën e Gjykimit. Juve nuk do t'ju preket asgjë, domethënë nuk do t’ju pakësohet aspak shpërblimi që meritoni dhe nuk do t'ju shtohen aspak të këqijat që keni bërë. Më poshtë, Allahu i Lartësuar na udhëzon që t'ia japim sadakanë një kategorie të caktuar njerëzish, të cilët konsiderohen si më parësorët dhe që kanë gjashtë cilësi: