Al-Baqara
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
إِن تُبْدُوا۟ ٱلصَّدَقَـٰتِ فَنِعِمَّا هِىَ ۖ وَإِن تُخْفُوهَا وَتُؤْتُوهَا ٱلْفُقَرَآءَ فَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ ۚ وَيُكَفِّرُ عَنكُم مِّن سَيِّـَٔاتِكُمْ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ 271
Nëse i jepni sadakatë haptazi, kjo është mirë... -Pra, nëse i jepni sadakatë haptas, në mënyrë që t’ju shohin të tjerët dhe të bëheni shembull për ta, ato janë të mira, por me kushtin që me to synohet kënaqësia e Allahut. Nëse sadakatë jepen për të kënaqur Krijuesin, ato nuk i dëmton aspak fakti që jepen haptazi. Ato janë të mira, sepse nëpërmjet tyre arrihet qëllimi i lartë: shpërblimi i Allahut të Lartësuar....por nëse ua jepni të varfërve fshehurazi, kjo është edhe më mirë për ju. -Nga ky ajet kuptohet se sadakaja që i jepet të varfërit fshehtas, është më e mirë se sadakaja që i jepet atij haptaz. Pra, ky gjykim është i vlefshëm kur bëhet fjalë për sadakatë që u jepen të varfërve, sepse kështu e ka veçuar Allahu i Lartësuar, duke thënë: “...nëse ua jepni të varfërve fshehurazi...”. Me fjalë të tjera, nëse sadakatë nuk u jepen të varfërve, por shpenzohen në lëmi të tjera të shpenzimit, fshehja e sadakasë nuk është më e mirë se dhënia e saj haptazi. Kriteri gjykues, në të tilla raste, varet nga dobia që shpresohet me shfaqjen ose jo të të tilla veprave. Kështu, nëse sadakaja e hapur shërben për të nxitur të tjerët që edhe ata të japin, sigurisht që kjo mënyrë është më e mirë. Thënia e Allahut të Lartësuar: “nëse ua jepni të varfërve”, tregon se njeriu duhet të sigurohet mirë se kujt po ia jep sadakanë, pasi mund të ketë më të varfër dhe më nevojtarë se ai të cilit po ia jep. Sadakadhënia ka një shpërblim të madh nga Allahu i Madhëruar, që thotë:...sepse kështu Ai (Allahu) jua fal gjynahet tuaja. -Pra, për sadakanë e dhënë shpërblimi që merr njeriu është dy llojesh: të mira të shumta nga Allahu dhe largim të këqijash, sepse kur Allahu i Lartësuar të fal gjynahet, do të thotë që je i ruajtur nga pasojat e tyre të këqija, që janë fatkeqësi e dënime të ndryshme.Allahu e di mirë atë që bëni ju. -Çfarëdolloj pune që të kryejmë, të mirë apo të keqe, të vogël apo të madhe, të pakët apo të shumtë, ajo është e ditur dhe e shënuar nga Allahu, dhe për të është përgatitur shpërblim me drejtësi dhe bujari nga i Gjithëdituri.